Letra drejtuar hebrenjve 4:1-16

  • Rreziku për të mos hyrë në pushimin e Perëndisë (1-10)

  • Nxitje për të hyrë në pushimin e Perëndisë (11-13)

    • Fjala e Perëndisë është e gjallë (12)

  • Jezui—kryeprifti i madh (14-16)

4  Prandaj, përderisa mbetet premtimi për të hyrë në pushimin e tij, të bëjmë kujdes* se mos ndonjë nga ne konsiderohet i padenjë për këtë premtim.+  Në fakt, edhe ne e dëgjuam lajmin e mirë,+ ashtu si paraardhësit tanë. Mirëpo atyre nuk u solli dobi fjala që dëgjuan, sepse nuk u bashkuan me ata që ia vunë veshin dhe që treguan besim.  Ndaj, ne që kemi treguar besim, hyjmë në atë pushim. Kurse për ata, ai tha: «Kështu i zemëruar, u betova: ‘Nuk do të hyjnë në pushimin tim’»,+ edhe pse i kishte përfunduar veprat e tij që nga themelimi i botës,+  sepse në një shkrim ai ka thënë për ditën e shtatë: «Ditën e shtatë Perëndia pushoi nga gjithë veprat e tij.»+  E përsëri ai thotë: «Nuk do të hyjnë në pushimin tim.»+  Prandaj, përderisa ata që e dëgjuan së pari lajmin e mirë, nuk hynë në të për shkak të mosbindjes,+ mbetet mundësia që disa të hyjnë në të.  Ja pse shumë kohë më pas, ai cakton përsëri një ditë duke thënë në psalmin e Davidit, «sot», ashtu siç është thënë më lart: «Sot, nëse e dëgjoni zërin e tij, mos i ngurtësoni zemrat.»+  Faktikisht, sikur Josiu+ t’i kishte çuar drejt atij pushimi, Perëndia nuk do të kishte folur më pas për një tjetër ditë pushimi.  Kështu mbetet ende një «sabat» për popullin e Perëndisë,+ 10  sepse kush ka hyrë në pushimin e Perëndisë, ka pushuar edhe vetë nga veprat e tij, ashtu si Perëndia nga veprat e veta.+ 11  Prandaj, le të bëjmë çmos që të hyjmë në atë pushim, që asnjë të mos ndjekë të njëjtin shembull mosbindjeje,+ 12  sepse fjala e Perëndisë është e gjallë dhe ushtron fuqi;+ është më e mprehtë se çdo shpatë me dy tehe+ dhe depërton aq sa ndan shpirtin* dhe frymën,* nyjat* dhe palcën, dhe është në gjendje të dallojë mendimet dhe qëllimet e zemrës. 13  Vërtet, nuk ka krijesë që të jetë e fshehur nga sytë e Perëndisë,+ por të gjitha gjërat janë lakuriq dhe fare sheshit në sytë e atij që duhet t’i japim llogari.+ 14  Prandaj, meqenëse kemi një kryeprift të madh, që ka kaluar përmes qiejve, Jezuin, Birin e Perëndisë,+ le të vazhdojmë të dëshmojmë për të para të gjithëve,+ 15  sepse ne nuk kemi si kryeprift një njeri që nuk na kupton dot* për dobësitë tona,+ por kemi dikë që është sprovuar në çdo aspekt si ne, por pa mëkatuar.+ 16  Prandaj, le t’i afrohemi pa ndrojtje fronit të mirësisë së pamerituar,+ që Perëndia të na tregojë mëshirë e mirësi të pamerituar për të na ardhur në ndihmë në kohën e duhur.

Shënimet

Fjalë për fjalë «të kemi frikë».
Ose «njeriun e jashtëm». Shih Fjalorthin.
Ose «njeriun e brendshëm». Shih Fjalorthin.
Ose «kyçet».
Ose «nuk i vjen keq».