Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

NGJARJE TË SPIKATSHME NGA VITI I KALUAR

Përshpejtohet ndërtimi i Sallave të Mbretërisë

Përshpejtohet ndërtimi i Sallave të Mbretërisë

SA EMOCIONUESE të shohësh si po e përshpejton Jehovai përhapjen e adhurimit të vërtetë në mbarë botën! (Isa. 60:22) Si rezultat vazhdon të ketë shumë nevojë për Salla Mbretërie. Përreth botës duhen ndërtuar ose rinovuar mbi 13.000 salla.

Që puna të përshpejtohet në mënyrë sa më ekonomike, Trupi Udhëheqës ka bërë ndryshime në repartet e ndryshme të ndërtimit. Reparti Botëror i Projektim-Ndërtimit, (BPN) që u krijua kohët e fundit në selinë botërore në Bruklin, Nju-Jork, i është futur punës për t’u dhënë përparësi dhe për të përshpejtuar projektet e ndërtimit e të rinovimit në mbarë botën. Repartet Rajonale të Projektim-Ndërtimit (RPN) në degët e Afrikës së Jugut, të Australazisë, të Evropës Qendrore dhe të Shteteve të Bashkuara kanë bashkërenduar projektet në vendet e tyre, duke i dhënë rëndësi ndërtimit të Sallave të Mbretërisë sa më shpejt e me kosto të ulët. Gjithashtu, RPN-të stërvitin degët e rajonit që të mirëmbajnë godinat teokratike në territoret e degëve të tyre. Në çdo degë Reparti Vendës i Projektim-Ndërtimit (RPN) bashkërendon punët për ndërtimin dhe për mirëmbajtjen e Sallave të Mbretërisë dhe të Sallave të Asambleve.

Në janar të 2015-s të gjithë pleqtë në Shtetet e Bashkuara ndoqën një mbledhje emocionuese nëpërmjet lidhjes me video ku u shpjegua një masë e re për planifikimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e Sallave të Mbretërisë. Ja çfarë mësuan.

  • Ndërtimi: Standardi për projektet dhe për materialet do t’u përshtatet rrethanave të vendit dhe do të bazohet në udhëzimet nga Komiteti i Botimit i Trupit Udhëheqës. Ndërtesat do të mund të mirëmbahen kollaj dhe do të jenë të forta, por të bukura dhe ekonomike.

  • Mirëmbajtja: Vullnetarë nga çdo kongregacion do të stërviten si të kujdesen për vendet tona të adhurimit që të përdoren sa më gjatë.

Vërtet, shtrirja dhe përmasat e ndërtimit dhe të mirëmbajtjes janë kolosale. Ama, përpjekjet e përbashkëta të popullit të Perëndisë do të ndikojnë shumë që të përshpejtohet puna në një mënyrë që kontributet të përdoren me mençuri.