Këndojini Jehovait—Këngët e reja

Kënaqu me këngët e reja që lëvdojnë dhe adhurojnë Perëndinë Jehovai. Shkarko muzikën e tekstin dhe praktikohu duke i kënduar këto këngë të bukura.

KËNGA 136

«Mbretëria u bë​—Le të vijë!»

Kjo këngë Mbretërie madhështore lëvdon Perëndinë Jehova duke njohur qeverisjen e Mbretërisë nga Krishti Jezu.

KËNGA 137

Bëj që të kemi guxim

Bashkohu në këtë kërkesë ndaj Perëndisë Jehova për kurajë që të japim dëshmi për emrin e tij me guxim.

KËNGA 138

E ke emrin Jehova

Lëvdoni emrin e lavdishëm të Jehovait dhe bëni që të gjithë njerëzit ta kuptojnë se ai është Më i Larti.

KËNGA 139

Mësojini të qëndrojnë besnikë

Kërkesë drejtuar Jehovait për kujdesin, mbrojtjen dhe ndihmën e tij për të qëndruar besnikë në garën e jetës.

KËNGA 140

Jeta e pionierit

Shprehe dashurinë për Jehovain dhe gëzimin që provon ngaqë merr pjesë në një vepër të kënaqshme dhe ngaqë bën llojin e jetës që do.

KËNGA 141

Të kërkojmë miqtë e paqes

Këngë inkurajuese dhe e gëzueshme për kërkimin ngulmues që bëjmë për të gjetur delet e çmuara të Perëndisë dhe për dashurinë që kemi për njerëzit.

KËNGË 142

T’u predikojmë njerëzve të çdo lloji

Këndo për mirësinë e Jehovait dhe për çfarë bëjmë ne për të mirëpritur njerëz të çdo lloji të bëhen miq me Perëndinë.

KËNGA 143

Dritë në një botë të errët

Përmes errësirës, sa shum’ shkëlqen lajmi yn’.

KËNGA 144

Ftesë që sjell shpëtim

Duhet të predikojmë mesazhin e Perëndisë sa ka ende kohë.

KËNGË 145

Gati për predikim

Sa më kollaj do të ishte të rrinim në shtëpi, por mund të gjejmë forcën për të pasur sukses.

KËNGA 146

«E keni bërë edhe për mua»

Jezui e konsideron çdo vepër dashurie apo mbështetjeje për vëllezërit e tij të mirosur sikur t’i ishte bërë vetë atij.

KËNGA 147

Një zotërim i veçantë

Jehovai i ka përzemër bijtë e tij të mirosur me frymë dhe ata bëjnë me gjithë zemër atë që ai dëshiron.

KËNGA 148

Dhe Birin tënd të vetëmlindur

Falënderoni Jehovain për dhuratën më të çmuar që është dhënë ndonjëherë. U jep shpresë të gjithëve.

KËNGË 149

Mirënjohës për shpërblesën

Akti më i madh i dashurisë që është treguar ndonjëherë, sakrifica e vullnetshme e Jezuit, na jep arsye për të qenë mirënjohës përjetë ndaj Jehovait.

KËNGA 150

Të synojmë

Shpreh gëzimin dhe dëshirën tënde për t’i shërbyer Jehovain në çdo mënyrë që ai dëshiron të të përdorë.

KËNGA 151

Zbulimi i bijve të Perëndisë

Mezi e presim ditën kur Jehovai do t’i marrë vëllezërit e Krishtit në qiell, që të triumfojnë së bashku me Krishtin dhe të marrin shpërblimin.

KËNGA 152

Siguria, forca dhe shpresa jonë

Kur ankthet e jetës na shkaktojnë frikë, Perëndia mund të bëhet siguria, forca dhe shpresa jonë.

KËNGA 154

Deri në fund do të qëndrojmë

Një këngë që na ndihmon t’u bëjmë ballë vështirësive dhe t’i shërbejmë Jehovait me besnikëri për sa kohë të nevojitet.