Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KËNGA 14

Lëvdoni Mbretin e ri të tokës!

Lëvdoni Mbretin e ri të tokës!

(Psalmi 2:12)

  1. 1. Nga toka mbar’, po bëhet bashk’

    një turm’ që s’ka të sosur;

    po mblidhet nga Jezui vet’

    dhe mbetja e mirosur.

    I ulur Krishti ësht’ në fron,

    bekime pret gjith’ toka jon’.

    Kjo shpres’, kjo spiranc’ për shpirtin ton’,

    ngushëllon çdo të brengosur.

    (REFRENI)

    Përnderoni Atin ton’! Lëvdoni Krishtin,

    ësht’ Mbret i tokës dhe Zotëri.

    Me një zë, me melodi e me këng’,

    lëvdoni k’të Mbret të ri.

  2. 2. Këndojm’ o At’ se zemra brof

    për Birin tënd të vyer!

    Është Princ i Paqes, çlirimtar,

    ësht’ Mbreti i shkëlqyer.

    Të sigurt presim ne një bot’

    pa dhembje, vdekje, frik’ e lot.

    Na pret lumturi që s’shuhet dot,

    koh’ e art’ dhe e përkryer!

    (REFRENI)

    Përnderoni Atin ton’! Lëvdoni Krishtin,

    ësht’ Mbret i tokës dhe Zotëri.

    Me një zë, me melodi e me këng’,

    lëvdoni k’të Mbret të ri.