Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KËNGA 28

Miqësia me Jehovain—Gjithçka që zemra do!

Miqësia me Jehovain—Gjithçka që zemra do!

(Psalmi 15)

  1. 1. Kush ësht’ i denj’, o At’,

    që mik me ty të jet’?

    Kush miratim nga ti mund të marr’?

    Kush të njeh ty vërtet?

    Kushdo që ësht’ i drejt’,

    i ndershëm e i mir’.

    Kushdo që vetëm për ty jeton

    me zemër të dëlir’.

  2. 2. Kush ësht’ i denj’, o At’,

    që lutjen t’ia dëgjosh?

    Kush ta ngroh zemrën, kush meriton

    që emrin t’ia kujtosh?

    Kushdo që ligjin tënd

    në zemër thell’ e ka,

    kushdo që ësht’ besnik, i sinqert’,

    i pastër në gjithçka.

  3. 3. Zemrën ta zbrazim ty

    kur shpirti s’mban dot më!

    Ndiejm’ dorën tënde, gjith’ dashurin’;

    vetëm kurr’ nuk na lë!

    Të jemi miqt’ e tu,

    oh, ç’pasuri ësht’ kjo!

    Ësht’ porsi vesa; sa shum’ freskon,

    gjithçka që zemra do!