Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KËNGA 8

Jehova, ti je streha jonë

Jehova, ti je streha jonë

(Psalmi 91)

  1. 1. Me flatra të fuqishme

    na mbron, o Jehova.

    Je streha e pamposhtur,

    për ne ti je Kala!

    Besojm’ te ti me mish e shpirt,

    nën krahun tënd ne bëjm’ fole.

    E sigurt mbrojtja jote,

    je besnik, i drejt’, At’, me ne.

  2. 2. Larg Teje kaq shum’ njerëz,

    dënuar në mjerim.

    Të sigurt jan’ të drejtët,

    për ta Ti je shpëtim.

    Ndaj zemra jon’ po rreh e qet’,

    mbi ne, o At’, ti vigjilon.

    Je mbrojtje që nuk thyhet,

    Jehova, ti je streha jon’!

  3. 3. S’na tremb dot tmerr’ i natës,

    se ty të kemi pran’.

    Shigjetat e të ligut,

    mbi ne fuqi nuk kan’.

    Bes’plot’ thërrasim emrin tënd,

    e shpirti yn’ pret në qet’si.

    Vrapon e krah na bëhesh,

    streha jon’ e fort’, At’, je ti.