Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Vezëvendosësi i grerëzës që bren drurin

Vezëvendosësi i grerëzës që bren drurin

A është projektuar?

Vezëvendosësi i grerëzës që bren drurin

● Femra e grerëzës që bren drurin, i shtron vezët brenda pishave. Metoda që përdor, i ka frymëzuar shkencëtarët të krijojnë sonda kirurgjike më të sigurta dhe më të efektshme.

Shqyrtoni faktet: Grerëza e drurit gërmon tunele në pemën e pishës me anë të vezëvendosësit​—një gyp si gjilpërë me dy boshte ose «valvula» që ndërthurin lëvizjet, secili i veshur me dhëmbëza të kthyera lart. Dhëmbëzat e njërës valvulë fiksohen te druri, duke i dhënë rezistencë vezëvendosësit, kurse valvula tjetër rrëshqet paksa përpara. Pastaj dhëmbëzat e valvulës së dytë fiksohen te druri, duke krijuar rezistencë, kurse valvula e parë rrëshqet para. Me këto lëvizje të shpejta të bashkërenduara​—ku valvulat këmbejnë rolet duke krijuar rezistencë dhe duke lëvizur para—​vezëvendosësi depërton deri në 20 mm brenda drurit pa u sforcuar. Gjatë punës, as shtrembërohet, as thyhet.

Të frymëzuar nga vezëvendosësi i femrës së kësaj grerëze, shkencëtarët kanë krijuar një prototip sonde neurokirurgjike që në parim funksionon njësoj. Gjilpëra e saj prej silikoni përbëhet nga dy valvula që lëvizin sa para-prapa, secila me dhëmbëza tejet të vogla që depërtojnë në zona të thella të trurit duke shkaktuar fare pak dëm. Mirëpo, ky instrument do të ketë edhe një risi. Revista New Scientist shpjegon: «Ndryshe nga sondat kirurgjike të sotme që janë të paepshme, kjo pajisje do të jetë aq elastike sa të përshkojë rrugën më pak të rrezikshme, për shembull, duke anashkaluar zona të trurit me më shumë rrezik gjatë operacioneve.» Falë kësaj sonde do të pakësohet edhe numri i prerjeve të nevojshme për t’u futur në zona ku mezi arrihet.

Si mendoni? A erdhi rastësisht në ekzistencë vezëvendosësi i grerëzës që bren drurin apo është projektuar?

[Diagrami në faqen 25]

(Për tekstin e faqosur, shih botimin)

Njëra valvulë shkon poshtë dhe gërmon drurin, kurse tjetra ngrihet lart dhe dhëmbëzat e saj krijojnë rezistencë

Druri

Forca që këmbehen

[Burimet e figurave në faqen 25]

Grerëza: David R. Lance, USDA APHIS PPQ, Bugwood.org; figura: J. F. V. Vincent dhe M. J. King, (1996). Mekanizmi i shpimit me anë të vezëvendosësve të grerëzës së drurit. Biomimetics, 3: 187-201