Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kërko mbështetje

Kërko mbështetje

Kërko mbështetje nga të afërm e miq të besuar

«Kemi miq të mrekullueshëm në kongregacionin tonë. Janë të dashur e të gjindshëm, tamam si një familje.»​—LIZANA, NËNË E DY ADOLESHENTËVE.

Vështirësia.

«Jam e lodhur dhe s’më del kurrë koha​—këto janë vështirësitë e mia më të mëdha»,—shprehet Alina, e cila ka dy djem të vegjël. Kjo që thotë Alina është më se normale për nënat e vetme. Ja pse shumë prindër të vetëm përpiqen të gjejnë mbështetje te një grup njerëzish të cilëve mund t’u kërkojnë ndihmë pa u vënë në siklet.

Sugjerime.

Kërko mbështetje nga të afërm e miq të besuar. Do të ishte mirë të bëje një listë me emrat e atyre që mund t’u kërkosh ndihmë, si për t’u kujdesur për fëmijët, për transportin, për rregullimet në shtëpi ose për mbështetje emocionale. Mbaje listën të përditësuar. Gjithashtu, informohu për ndihmën që siguron shteti ose ndonjë institucion joqeveritar.

Renatën, një Dëshmitare të Jehovait, e kanë ndihmuar goxha të bashkëkrishterët. «Më gjenden gjithmonë pranë,—thotë ajo.—Kur mua dhe dy binjaket 9-vjeçare na zuri gripi, nuk isha në gjendje të gatuaja. Sapo e mori vesh kongregacioni, çdo ditë vinte dikush për të na sjellë për të ngrënë.» Këto vepra dashamirëse të sjellin ndër mend fjalët e Biblës te 1 Gjonit 3:18: «Fëmijë të vegjël, le të mos duam veç me fjalë e me gjuhë, por me vepra e të vërtetë.»

A mund të ndihmojë prindi që nuk ka kujdestarinë e fëmijëve? Nëse prindi tjetër, zakonisht babai, ka të drejtën ligjore për t’i takuar fëmijët dhe është i përgjegjshëm e gati për të ndihmuar, pse të mos e ndash me të një pjesë të barrës? Tekefundit, fëmijët kanë nevojë të kalojnë kohë me babanë. *

Mësoji fëmijët të të ndihmojnë. Kur i vë fëmijët të bëjnë punë shtëpie në varësi të moshës, ndihmon veten dhe ata. Puna i mëson të bëhen të përgjegjshëm, dhe një qëndrim i mirë ndaj saj do t’u vlejë kur të dalin në jetë.

^ par. 6 Prindërit e krishterë duhet t’i zbatojnë parimet biblike sa më mirë që të munden në varësi të rrethanave dhe të mbajnë parasysh ç’është më e mira për fëmijët. Vendimi i gjykatës duhet respektuar.