Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TEMA KRYESORE

E vërteta për Hallouinin

E vërteta për Hallouinin

A e festojnë Hallouinin aty ku jeton? Në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada, Hallouini njihet gjerësisht dhe festohet çdo vit më 31 tetor. Por zakonet e Hallouinit hasen në shumë pjesë të tjera të globit. Në disa vende ka festa që, ndonëse me emër tjetër, përqendrohen te të njëjtat gjëra: kontakti me shpirtrat e të vdekurve, me zanat, shtrigat e madje me djallin e demonët.​—Shih kutinë  «Festa si Hallouini në mbarë botën».

NDOSHTA ti nuk beson te frymërat e mbinatyrshme. Mbase e sheh festimin e Hallouinit e të festave të ngjashme thjesht si zbavitje e një mënyrë si fëmijët të vënë në punë imagjinatën. Megjithatë, mjaft njerëz i konsiderojnë këto festa të dëmshme për arsyet e mëposhtme:

  1. Një enciklopedi (Encyclopedia of American Folklore) shpjegon: «Hallouini ka të bëjë kryesisht me kontaktin me forcat frymore, shumë prej të cilave kërcënojnë ose frikësojnë.» (Shih kutinë  «Si erdhi Hallouini deri këtu?») Po ashtu, mjaft festa si Hallouini kanë origjinë pagane dhe rrënjë të thella në adhurimin e të parëve. Edhe sot njerëz anekënd botës i shfrytëzojnë këto ditë për t’u lidhur me ata që gjoja janë shpirtrat e të vdekurve.

  2. Ndonëse Hallouini shihet më tepër si festë amerikane, vit për vit e festojnë njerëz në gjithnjë e më shumë vende. Sidoqoftë, mjaft nga ata që sapo kanë filluar ta festojnë, nuk e dinë origjinën pagane të simboleve, zbukurimeve dhe zakoneve të Hallouinit, shumica e të cilave lidhen me qenie të mbinatyrshme dhe me forca okulte.​—Shih kutinë  «Cila është origjina?»

  3. Mijëra uikanë, të cilët ndjekin ritet e lashta kelte, e quajnë Hallouinin me emrin e tij të lashtë, Samain, dhe e konsiderojnë natën më të shenjtë të vitit. Gazeta USA Today citonte një grua që merrej me shtrigëri, e cila thoshte: «Të krishterët ‘pa e kuptuar, festojnë festën tonë. . . . Sa na pëlqen kjo’!»

  4. Festat si Hallouini janë kundër mësimeve të Biblës. Ajo paralajmëron: «Mes teje të mos gjendet asnjë nga ata që . . . hedhin fall, që merren me magji, që kërkojnë ogure, ndonjë shtrigë, ndonjë që ysht të tjerët, që këshillohet me një medium ose me dikë që ka si zanat parathënien e ngjarjeve a ndonjë që pyet të vdekurit.»​—Ligji i përtërirë 18:10, 11; shih edhe Levitikun 19:31; Galatasve 5:19-21.

Duke pasur parasysh sa u tha më lart, do të ishe i mençur po të mësoje për origjinën e errët të Hallouinit e të festave të ngjashme. Ajo që do të kuptosh, do të të nxitë të bashkohesh me shumë të tjerë që nuk i festojnë këto festa.

«Të krishterët ‘pa e kuptuar, festojnë festën tonë. . . . Sa na pëlqen kjo’!»​—Citim i një gruaje që merrej me shtrigëri, gazeta USA Today.

^ par. 37 Hallou është fjalë e vjetër angleze që do të thotë i shenjtë. Dita e Gjithë të Shenjtëve (All Hallows’ Day) është festë për nder të tyre. Mbrëmja para Ditës së Gjithë të Shenjtëve quhej edhe Për Gjithë të Shenjtët (All Hallow Even), që më vonë doli në formën e shkurtuar Hallouin.