Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Çfarë thotë Bibla?

Çfarë thotë Bibla?

A e ka bërë njeriu fenë?

DISA MENDOJNË se feja është shpikje e njeriut; të tjerë mendojnë se Zoti e përdor fenë që t’i ndihmojë njerëzit t’i afrohen atij. Po ti, si mendon?

BIBLA THOTË:

Ka një ‘fe të pastër dhe pa njollë përpara Perëndisë dhe Atit’. (Jakovi 1:27, Diodati i Ri) Feja e pastër, ose e vërtetë, vjen nga Zoti.

Ç’MËSOJMË TJETËR NGA BIBLA?

  • Që feja t’i pëlqejë Perëndisë, duhet të bazohet në të vërtetën e Biblës.​—Gjoni 4:23, 24.

  • Fetë e bazuara në ide njerëzore janë të kota.​—Marku 7:7, 8.

A duhet t’i përkasësh një feje?

SI MENDON?

  • Po

  • Jo

  • Varet

BIBLA THOTË:

«Le të interesohemi për njëri-tjetrin, që të nxitemi për dashuri dhe vepra të shkëlqyera, pa braktisur mbledhjet tona.» (Hebrenjve 10:24, 25) Zoti do që adhuruesit e tij të mblidhen bashkë si grup i organizuar.

Ç’MËSOJMË TJETËR NGA BIBLA?

  • Ata që adhurojnë Zotin së bashku, duhet të kenë të njëjtin besim.​—1 Korintasve 1:10, 11.

  • Pjesëtarët e fesë që miraton Perëndia, formojnë një vëllazëri mbarëbotërore.​—1 Pjetrit 2:17.