Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Besimi te një Perëndi që mund të mos e njohim

Besimi te një Perëndi që mund të mos e njohim

Besimi te një Perëndi që mund të mos e njohim

NË GJERMANI në çdo tre veta, dy besojnë te Perëndia. Megjithatë, kur më tepër se një mijë vetave iu kërkua të bënin një përshkrim të Perëndisë që besonin, pothuajse të gjithë dhanë përgjigje të ndryshme. «Gjermanët kanë koncepte individuale për Perëndinë, të cilat janë po kaq të ndryshme sa ç’janë edhe njerëzit»,​—raporton revista informative FOCUS. Edhe pse është diçka e lavdërueshme që njerëzit besojnë te Perëndia, a nuk është për të ardhur keq që besojnë pa e ditur se si është ai?

Jo vetëm në Gjermani, por edhe në vende të tjera të Evropës, njerëzit nuk janë të sigurt se si është Perëndia. Nga një sondazh që u krye në Austri, në Britani dhe në Holandë u zbulua se ekzistonte mendimi i përgjithshëm që Perëndia është «një fuqi shumë e lartë ose një sekret i pashpjegueshëm». Ai është sidomos një mister për të rinjtë, madje edhe për ata të rinj që besojnë në të.

A e njihni Perëndinë si person?

Të jesh në dijeni për ekzistencën e dikujt është krejt e ndryshme sesa ta njohësh atë si person. Të jesh në dijeni për ekzistencën e dikujt, si për shembull, të një mbreti të lashtë, të një atleti të shkëlqyer ose të një ylli kinemaje, do të thotë vetëm të pranosh se ai ekziston. Gjithsesi të njohësh dikë si person nënkupton shumë më tepër. Përfshin të njohësh mirë karakterin, sjelljen, ndjenjat, çfarë i pëlqen dhe çfarë nuk i pëlqen, si edhe planet e personit për të ardhmen. Njohja e dikujt si person hap udhën drejt një marrëdhënieje të ngushtë me të.

Qindra mijëra individë kanë arritur në përfundimin se nuk mjafton të kesh vetëm një ide të vagët për Perëndinë, ose vetëm të jesh në dijeni të ekzistencës së tij. Ata kanë shkuar shumë më tej duke e njohur nga afër Perëndinë. Por, a mendojnë se kjo gjë ia vlen? Një burrë i quajtur Paul, i cili jeton në veri të Gjermanisë dhe që dikur kishte vetëm një besim të përgjithshëm te Perëndia, vendosi ta njihte më mirë Atë si person. Pauli shpjegon: «Që ta njohësh mirë Perëndinë kërkohen kohë dhe përpjekje, por ia vlen. Të kesh një marrëdhënie të ngushtë me Krijuesin bën që çdo ditë e jetës të jetë shumë më e mirë.»

A ia vlen të harxhojmë kohë dhe të bëjmë përpjekje për ta njohur nga afër Perëndinë? Ju lutemi lexoni artikullin vijues.

[Diçitura në faqen 3]

Të jesh në dijeni për ekzistencën e dikujt është krejt e ndryshme sesa ta njohësh atë si person