«Merr zemër» dhe jep dëshmi të plotë
«Ne duhet t’i bindemi Perëndisë si sundimtar, dhe jo njerëzve»
«Merr zemër» dhe jep dëshmi të plotë
NJË turmë e dhunshme është gati të rrahë për vdekje një shërbëtor të bindur të Perëndisë. Ai njeri shpëton për një fije, sepse ushtarët romakë ia rrëmbejnë nga duart turmës dhe e mbajnë nën ruajtje. Kjo vë në lëvizje një sërë ngjarjesh që zgjatin për rreth pesë vjet. Si rrjedhim shumë zyrtarë të lartë romakë dëgjojnë për Jezu Krishtin.
Njeriu që përjeton tërë këto është apostulli Pavël. Rreth vitit 34 të e.s., Jezui tha se Pavli (Sauli) do të çonte emrin e Tij para «mbretërve». (Veprat 9:15) Deri në vitin 56 të e.s., kjo nuk ka ndodhur ende. Por kur apostulli i afrohet fundit të udhëtimit të tij të tretë misionar, gjërat ndryshojnë.
Sulmohet nga një turmë, por nuk sprapset
Pavli po vazhdon udhëtimin për në Jerusalem dhe, «të shtyrë nga fryma», disa të krishterë e paralajmërojnë se në atë qytet e pret një përndjekje e ashpër. Me guxim Pavli thotë: «Për emrin e Zotërisë Jezu, unë jam gati, jo vetëm të më lidhin, por edhe të vdes në Jerusalem.» (Veprat 21:4-14) Sapo Pavli viziton tempullin në Jerusalem, judenj nga Azia, të cilët e njohin mirë suksesin që ka pasur atje apostulli me veprën e ungjillëzimit, nxitin një turmë që ta vrasin. Ushtarët romakë vijnë shpejt për ta ndihmuar. (Veprat 21:27-32) Falë kësaj mënyre shpëtimi, Pavli ka mundësi të pashoqe që t’u shpallë të vërtetën për Krishtin kundërshtarëve dhe individëve në rangje të larta.
U predikon njerëzve që është vështirë të takohen
Pavlin e shpëtojnë nga turma duke e tërhequr nëpër shkallët e fortesës së njohur si Fortesa e Antonias. * Nga ato shkallë apostulli i jep një dëshmi të fuqishme turmës me besimtarë. (Veprat 21:33–22:21) Por, sapo përmend se i është ngarkuar si detyrë t’u predikojë johebrenjve, shpërthen përsëri dhuna. Komandanti ushtarak Lisia urdhëron që të merret në pyetje duke u fshikulluar, që të kuptojë përse e akuzojnë judenjtë. Megjithatë, nuk e fshikullojnë kur Pavli u bën të ditur se është qytetar romak. Të nesërmen, Lisia e çon Pavlin para Sinedrit që të kuptojë pse e akuzojnë judenjtë.—Veprat 22:22-30.
Duke qëndruar para kësaj gjykate të lartë, Pavli ka një mundësi tjetër të shkëlqyer për t’u dhënë dëshmi bashkatdhetarëve të tij judenj. Ungjillëzuesi i patrembur shpall besimin e tij te ringjallja. (Veprat 23:1-8) Urrejtja vrastare e judenjve nuk fashitet dhe Pavlin e çojnë në kazermë. Natën vijuese Zotëria i jep këtë siguri: «Merr zemër, sepse siç dhe dëshmi të plotë për mua në Jerusalem, po ashtu do të japësh edhe në Romë.»—Veprat 23:9-11.
Një komplot për të vrarë Pavlin parandalohet kur apostullin e çojnë fshehurazi dhe me nxitim në Cezare, në kryeqytetin administrativ romak të Judesë. (Veprat 23:12-24) Në Cezare krijohen mundësi të tjera të vlefshme dhe Pavli u jep dëshmi «mbretërve». Megjithatë, së pari apostulli i tregon guvernatorit Feliks se nuk ka asnjë provë në mbështetje të akuzave kundër tij. Më vonë Pavli i predikon atij dhe gruas së tij, Drusilës, për Jezuin, për vetëkontrollin, drejtësinë dhe gjykimin që do të vijë. Gjithsesi Pavlin e mbajnë në burg për dy vjet, sepse Feliksi shpreson që ai t’i japë ryshfet, por Pavli nuk e bën kurrë këtë gjë.—Veprat 23:33–24:27.
Veprat 25:1-11, 20, 21) Disa ditë më vonë, pasi apostulli e paraqit çështjen para mbretit Herod Agripa II, mbreti thotë: «Brenda pak kohe do të ma mbushje mendjen të bëhesha i krishterë.» (Veprat 26:1-28) Rreth vitit 58 të e.s., Pavlin e çojnë në Romë. Edhe pse atje është i burgosur, apostulli mendjemprehtë vazhdon edhe për dy vjet të tjera të gjejë mënyra për të predikuar për Krishtin. (Veprat 28:16-31) Duket se së fundi Pavli u paraqit para perandorit Neron, u shpall i pafajshëm dhe përfundimisht mundi të rifillonte veprën misionare si njeri i lirë. Nuk ka asnjë dokumentim që ndonjë apostull tjetër të ketë pasur mundësinë t’u japë lajmin e mirë njerëzve kaq të shquar.
Kur vendin e Feliksit e zë Festi, judenjtë përpiqen sërish që Pavli të dënohet dhe të ekzekutohet. Çështja paraqitet përsëri në Cezare dhe, që të mos e çojnë në Jerusalem për t’i bërë gjyqin, Pavli thotë: «Po qëndroj para fronit të gjykimit të Cezarit. . . . Unë i apelohem Cezarit!» (Siç tregohet më lart, apostulli Pavël jetoi në përputhje me parimin e rëndësishëm që shprehën të bashkëkrishterët e tij para gjykatës judaike: «Ne duhet t’i bindemi Perëndisë si sundimtar, dhe jo njerëzve.» (Veprat 5:29) Çfarë shembulli të shkëlqyer që la për ne! Me gjithë përpjekjet e vazhdueshme të njerëzve për ta ndalur, apostulli iu bind plotësisht urdhrit për të dhënë dëshmi të plotë. Falë kësaj bindjeje të patundur ndaj Perëndisë, Pavli përmbushi caktimin e tij si «një enë e zgjedhur» që t’u çonte emrin e Jezuit «kombeve, mbretërve dhe bijve të Izraelit».—Veprat 9:15.
[Shënimi]
^ par. 8 Shih Kalendarin e Dëshmitarëve të Jehovait 2006, nëntor-dhjetor.
[Kutia dhe figurat në faqen 9]
A INTERESOHEJ PAVLI VETËM PËR TË MBROJTUR VETEN?
Duke komentuar për këtë pyetje, autori Ben Uidhërington III shkruan: «Për Pavlin . . . gjëja kryesore nuk është që të mbrojë veten, por që t’u japë dëshmi për ungjillin autoriteteve, qofshin judenj, qofshin johebrenj. . . . Në të vërtetë, në gjyq është ungjilli.»