Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Të kënaqemi me Tokën tonë të bukur

Të kënaqemi me Tokën tonë të bukur

Të kënaqemi me Tokën tonë të bukur

ASTRONOMËT kanë vërejtur se Toka, shtëpia e njerëzimit, është vetëm një grimcë e vockël në universin e paanë. Askund tjetër në universin fizik nuk është gjetur jetë. Vetëm në planetin Tokë ekzistojnë pikërisht kushtet e duhura për të.

Për më tepër, ne mund ta gëzojmë jetën në këtë rruzull të bukur. Sa e këndshme është të ndiejmë ngrohtësinë e diellit në një ditë të ftohtë! Cili prej nesh nuk është prekur kur ka parë një lindje ose perëndim të mahnitshëm të diellit? Sigurisht që Dielli ynë shërben më shumë sesa vetëm për të na kënaqur shqisat. Ai është jetësor për ekzistencën tonë.

Për miliona e miliona vjet forca gravitacionale e Diellit e ka mbajtur Tokën dhe planetët e tjerë në orbita të qëndrueshme. E, siç mësohet në shkollë, i tërë sistemi diellor lëviz sipas një orbite përreth qendrës së galaktikës sonë Udha e Qumështit. Por, në galaktikën tonë, Dielli është vetëm një prej më tepër se 100 miliardë yjeve që bëjnë këtë udhëtim bashkë me ne.

Galaktika Udha e Qumështit është e lidhur me anë të forcës gravitacionale në një grumbull prej rreth 35 galaktikash. Grumbuj më të mëdhenj përmbajnë mijëra galaktika. Ndoshta sistemi ynë diellor nuk do të ishte kaq i qëndrueshëm, nëse do të ndodhej në një grumbull shumë më të madh e më të dendur galaktikash. Por në të vërtetë, pak zona të universit «janë kaq të përshtatshme për një formë të ndërlikuar jete siç është e jona», thonë Giljermo Gonzalezi dhe Xhej U. Riçardsi në librin e tyre Planeti i privilegjuar (anglisht).

A është ekzistenca e jetës në këtë planet produkt i rastësisë së verbër, rezultati i rastësishëm i shpërthimit big-beng? Apo jeta në këtë planet të bukur, në Tokë, ka një kuptim më madhështor?

Shumë njerëz kanë arritur në përfundimin se Toka u projektua posaçërisht për të mbështetur jetën. * Shekuj më parë, një poet hebre e drejtoi vëmendjen te toka dhe qiejt. Ai shkroi: «Kur shoh qiejt, veprën e gishtërinjve të tu, hënën dhe yjet që ke bërë, mendoj: ç’është vdekatari?!» (Psalmi 8:3, 4) Ky poet besonte se duhet të ketë një Krijues. A është ky një përfundim i arsyeshëm në epokën tonë shkencore?

[Shënimi]

^ par. 7 Shih librin e Psalmeve, sidomos Psalmin 8.

[Kutia dhe figura në faqen 3]

«Nga larg, Toka vezullon si një xhevahir blu në errësirën hapësinore»,—thuhet tek enciklopedia The Illustrated Science Encyclopedia​—Amazing Planet Earth.

[Burimi]

Rruzulli: U.S. Fish & Wildlife Service, Washington, D.C./​NASA