Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Në kërkim të përgjigjeve

Në kërkim të përgjigjeve

Në kërkim të përgjigjeve

«Pasi kemi zgjidhur çështjen ‘si’ të sigurojmë jetesën dhe pasi jemi rrethuar me lukse dikur të paimagjinueshme—ajri i kondicionuar, pajisje cilësore për të dëgjuar CD dhe fruta të freskëta gjithë vitin—na mbetet të pyesim veten ‘pse’ jetojmë. Pse rendim me këtë ritëm të çmendur? Ku duam të arrijmë?»—Dejvid G. Majërs, profesor psikologjie në universitetin «Shpresa», Holandë, Miçigan, SHBA.

SI DO t’u përgjigjeshe pyetjeve që ngriti ky profesor? Disa mbase s’janë të sigurt nëse ia vlen të harxhojnë kohë duke kërkuar përgjigjet. Megjithatë, të shpërfillësh këto pyetje është si të shpërfillësh ndonjë guralec që të ka hyrë në këpucë—mund të vazhdosh të ecësh, por nuk do ta shijosh rrugën.

Nëse e ke pyetur veten se ç’kuptim ka jeta, nuk je i vetmi. «Anketa e vlerave botërore», një nga studimet më të mëdha për vlerat njerëzore, tregon se në shumë vende sa vjen e rritet numri i njerëzve që mendojnë për «kuptimin dhe qëllimin e jetës».

Në qoftë se dëshiron të gjesh paqe të brendshme, të duhen përgjigjet e tri pyetjeve madhore:

Si erdhëm në ekzistencë?

Cili është qëllimi i jetës?

Çfarë do të sjellë e ardhmja?

Ku mund të gjesh përgjigje të besueshme për këto pyetje të rëndësishme? Në faqet vijuese nuk do të gjesh hamendje ose filozofi, por përgjigjet që jep Fjala e Perëndisë, Bibla. Nëse e ke Biblën, të ftojmë ta hapësh dhe të shohësh vetë çfarë thotë ajo.