Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Përgjigje për pyetje biblike

Përgjigje për pyetje biblike

Pse të lutemi që të vijë Mbretëria e Perëndisë?

A dëshiron të dish më shumë për Mbretërinë e Perëndisë dhe për atë që do të bëjë ajo?

Mbretëria e Perëndisë është një qeveri qiellore. Jezui u tha dishepujve të tij të luteshin që ajo të vinte, sepse do të rivendosë drejtësinë dhe paqen në tokë. Asnjë qeveri njerëzore nuk mund të zhdukë krejtësisht dhunën, padrejtësitë ose sëmundjet, por Mbretëria e Perëndisë mund dhe do ta bëjë këtë. Perëndia ka zgjedhur Birin e tij, Jezuin, si Mbret të kësaj Mbretërie. Gjithashtu, Jehovai ka zgjedhur një grup me dishepuj të Jezuit që të qeverisin bashkë me Jezuin.Lexo Lukën 11:2; 22:28-30.

Së shpejti, Mbretëria e Perëndisë do të zhdukë të gjithë ata që i kundërvihen sundimit të tij. Prandaj, lutja që të vijë Mbretëria e Perëndisë është një kërkesë që ajo të zëvendësojë të gjitha qeveritë njerëzore.Lexo Danielin 7:13, 14; Zbulesën 11:15, 18.

Pse do t’u sjellë dobi njerëzve kjo Mbretëri?

Jezui është Mbret ideal, sepse është i dhembshur. Gjithashtu, si Biri i Perëndisë, ai ka fuqi të ndihmojë të gjithë ata që i thërrasin Perëndisë për ndihmë.Lexo Psalmin 72:8, 12-14.

Mbretëria e Perëndisë do t’u sjellë dobi të gjithë atyre që luten sinqerisht për ardhjen e saj dhe që jetojnë në përputhje me vullnetin e Perëndisë. Nuk do të pendohesh kurrë që ke mësuar atë që thotë Bibla për Mbretërinë e Perëndisë.Lexo Lukën 18:16, 17; Gjonin 4:23.