Bota në kaos—Ç’mund të bësh?
A ndien se problemet me të cilat përballet bota po të prekin personalisht më shumë se kurrë? A has ndonjë nga vështirësitë e mëposhtme në vendin tënd:
konflikte të armatosura
epidemi
katastrofa natyrore
varfëri
paragjykime
krime të dhunshme
Kur ndodh diçka e rëndë, shumë viktima përjetojnë gjendje shoku dhe dëshpërimi. Disa reagojnë ndaj tragjedive me atë që njihet si mpirje emocionale. Megjithatë, gjendja e tejzgjatur e shokut dhe pandjeshmëria emocionale vetëm sa i përkeqësojnë gjërat.
Përballë vështirësive, duhet të veprosh me vendosmëri për të ruajtur njerëzit e tu të dashur, shëndetin, të ardhurat e gjërat që zotëron, si dhe lumturinë.
Çfarë mund të bësh për të minimizuar ndikimin që ka te ti kaosi i kësaj bote?