Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Njihi faktet

Njihi faktet

Problemi

Shpeshherë paragjykimet ushqehen nga keqinformimi. Ja disa shembuj:

  • Disa punëdhënës gabimisht mendojnë se gratë nuk janë të prera për punë shkencore e teknike.

  • Në Evropën e mesjetës, judenjtë i akuzuan pa të drejtë se helmonin puset dhe përhapnin sëmundje. Edhe gjatë nazizmit u përhapën shpifje për ta. Kësaj here i akuzuan si shkaktarë të krizës ekonomike në Gjermani. Në të dyja rastet, judenjtë ishin viktima të paragjykimit ekstrem, i cili vihet re deri diku edhe sot.

  • Shumë njerëz gabimisht nxjerrin përfundimin se ata që kanë paaftësi fizike, janë njerëz të dëshpëruar e plot vrer.

Njerëzit që u besojnë këtyre miteve, mund të tregojnë raste ose «dëshmi» që duket se konfirmojnë bindjet e tyre. Gjithashtu mendojnë se, kushdo që nuk bie dakord me ta, është injorant.

Parim nga Bibla

«S’është mirë që njeriu të mos ketë njohuri.»—PROVERBAT 19:2.

Çfarë do të thotë? Kur nuk dimë faktet, marrim vendime të këqija. Nëse u besojmë miteve në vend të fakteve, do t’i gjykojmë keq njerëzit.

Si ndihmojnë faktet

Kur dimë faktet, jemi më pak të prirur të besojmë hamendësime të zakonshme e të rreme për njerëzit. E në momentin që kuptojmë se na kanë keqinformuar për një grup të caktuar, nuk do ta besojmë menjëherë çdo gjë që dëgjojmë për grupe të përkatësive të tjera.

Çfarë mund të bësh

  • Mos harro se përgjithësimet që bëhen për grupe të caktuara, nuk karakterizojnë këdo në atë grup.

  • Prano se informacioni që ke për një grup mund të mos jetë i plotë.

  • Përpiqu t’i mësosh faktet nga burime të besueshme.