Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

JenkoAtaman/stock.adobe.com

QËNDRONI VIGJILENTË!

Arsye për shpresë në vitin 2023—Çfarë thotë Bibla?

Arsye për shpresë në vitin 2023—Çfarë thotë Bibla?

 Ndërsa fillon viti 2023, të gjithë ne shpresojmë më të mirën për veten dhe për familjen tonë. Pse mund të jemi optimistë për të ardhmen?

Bibla jep shpresë

 Bibla jep lajmin e mirë se problemet e tanishme janë të përkohshme dhe se do të marrin fund shumë shpejt. Në fakt, ajo «u shkrua për mësimin tonë, që, . . . me anë të ngushëllimit nga Shkrimet, të kemi shpresë».Romakëve 15:4.

Një shpresë e cila na ndihmon që sot

 Shpresa që përmban Bibla mund të jetë si «një spirancë për jetën». (Hebrenjve 6:19, shënimi) Kjo shpresë na jep stabilitet. Mund të na ndihmojë të përballojmë problemet e tanishme, të jemi optimistë dhe të kemi lumturi që nuk venitet lehtë. Për shembull:

Forco shpresën

 Shumë njerëz shpresojnë t’u ndodhin të mira në jetë, por nuk janë të sigurt nëse gjërat që shpresojnë, do të realizohen ndonjëherë. Por ndryshon puna me premtimet e Biblës. Pse? Sepse Bibla përmban premtimet e vetë Perëndisë Jehova a, i cili «nuk mund të gënjejë». (Titit 1:2) Vetëm Jehovai ka fuqinë t’i plotësojë të gjitha premtimet e tij; ai mund të bëjë realitet «gjithçka që i pëlqen».—Psalmi 135:5, 6.

 Të ftojmë përzemërsisht të nxjerrësh dobi nga shpresa e sigurt e Biblës. Mund të krijosh besim duke ‘shqyrtuar me kujdes Shkrimet’. (Veprat 17:11) Pse të mos provosh kursin për studimin e Biblës me ndihmën e një mësuesi, që disponohet falas? Filloje 2023-shin me pozitivitet!

a Jehova është emri i Perëndisë.—Psalmi 83:18.