Kalo te përmbajtja

Albumi i tetë me foto nga Britania (mars-gusht 2019)

Albumi i tetë me foto nga Britania (mars-gusht 2019)

Shih në këtë album me foto sa ka përparuar ndërtimi i zyrës së re të degës së Dëshmitarëve të Jehovait në Britani, gjatë periudhës mars-gusht 2019.

  1. Godina e studiove video

  2. Godina e punëtorive të mirëmbajtjes

  3. Godina e zyrave

  4. Godina e banimit A

  5. Godina e banimit B

  6. Godina e banimit C

  7. Godina e banimit D

  8. Godina e banimit E

  9. Godina e banimit F

5 mars 2019—Godina e zyrave

Një motër izolon tubat e impiantit të ngrohjes në dhomën e bolierëve.

29 mars 2019—Godina e punëtorive të mirëmbajtjes

Në dhomat e zhveshjes, punëtorë veshin me pllaka muret e dusheve.

10 prill 2019—Godina e zyrave

Një vëlla instalon rrjetin e rrufepritëseve si pjesë e sistemit të tokëzimit. Ky sistem ka për qëllim të mbrojë ndërtesën nga goditjet e rrufeve. Vëllai punon i sigurt, i kapur me një litar të fiksuar në tarracë.

16 prill 2019—Godina e zyrave

Vullnetarë po bëjnë gati xhamat që të vendosin letra ngjitëse. Këto letra i bëjnë vetratat e mëdha të xhamit më të dukshme, kështu që njerëzit nuk rrezikojnë të përplasen.

23 prill 2019—Godina e banimit A

Me ndihmën e një kamerë, një motër e skuadrës së Kantierit po kontrollon që tubacionet e sapo instaluara të mos kenë bllokime dhe të jenë gati për t’u vënë në punë.

23 prill 2019—Godina e zyrave

Marangozë po montojnë panele druri në muret e sallës shumëfunksionale, e cila do të përdoret si sallë ngrënieje dhe si sallë mbledhjesh. Gjithashtu do të përdoret edhe për raste të veçanta.

14 maj 2019—Godina e banimit B

Kopshtarë mbjellin një rresht me bimë të vendit në një nga muret mbajtëse.

14 maj 2019—Godina e banimit A

Punëtorë të skuadrës së Fasadës vendosin fletë xhami për të formuar ballkone të stilit francez të quajtura ballkone Xhuliet. Ato shërbejnë si mbrojtëse por nuk e pengojnë dritën dhe ajrin.

21 maj 2019—Godina e zyrave

Dy motra po instalojnë ndriçimin jashtë hyrjes së recepsionit.

11 qershor 2019—Godina e studiove video

Duke përdorur pajisje prerëse, një vëlla i skuadrës Mekanike po pret tuba ajrimi sipas përmasave të caktuara.

17 qershor 2019—Godina e zyrave

Vullnetarë të skuadrës së Kantierit mbjellin pemë dhe hapin rrugët e kalimit. Në të majtë gjendet godina shumëfunksionale që do të shërbejë si sallë ngrënieje, sallë mbledhjesh dhe sallë për raste të ndryshme. Në sfond duket godina e banimit A.

24 qershor 2019—Godina e banimit A

Një inxhinier monton pjesë të impiantit për fikjen e zjarrit.

9 korrik 2019—Godina e zyrave

Punëtorët e kopshtit përgatitin tokën që ta mbjellin me bar. Në sfond, vullnetarët lajnë dritaret e zyrave duke përdorur mjete të veçanta.

9 korrik 2019— Godina e studiove video

Skuadra e Finiturës nivelon dyshemenë duke vendosur një përzierje dhe pastaj, përdorin shpatullën që të shtrohet sa më mirë. Në fund përdorin rula të posaçëm për të hequr flluskat e ajrit.

24 korrik 2019—Godina e zyrave

Punëtorë të skuadrës së Finiturës vendosin shtresë gome në dyshemenë e sallës shumëfunksionale, që do të shërbejë si sallë ngrënieje, sallë mbledhjesh dhe sallë për raste të ndryshme. Në fund të sallës, ku do të vendoset edhe podiumi, janë montuar ekrane në panele akustike.

26 korrik 2019—Godina e studiove video

Një marangoz monton mobiliet në dhomën e grimit, ngjitur me studion, që do të përdoret nga aktorët.

1 gusht 2019—Godina e studiove video

Marangozë montojnë shina ku do të vendosen muret e çmontueshme të zyrave. Kështu repartet mund të ndryshojnë kollaj mënyrën e organizimit të zyrave.

1 gusht 2019—Godina e studiove video

Një kontraktues bashkon struktura metalike që do të vendosen në studio. Këto struktura shërbejnë për të varur ndriçimin dhe kamerat gjatë xhirimeve.

15 gusht 2019—Kantieri i degës

Pamje ajrore nga veriu. Në të majtë duken godinat e përfunduara të banimit B, C, D, E dhe F. Në qendër, godina e banimit A është thuajse në përfundim dhe godina e zyrave tashmë ka përfunduar. Në të djathtë, godina e punëtorive të mirëmbajtjes dhe godina e studiove video janë pothuajse të përfunduara. Ndërkohë vazhdojnë punimet e jashtme në gjithë hapësirat përreth godinave.

26 gusht 2019—Godina e zyrave

Vëllezër shtrojnë me pllaka guri verandën pas recepsionit. Tendat në sfond shërbejnë për të mbrojtur vullnetarët nga dielli ndërsa pastrojnë pllakat e sapo shtruara.