Kalo te përmbajtja

A besojnë Dëshmitarët e Jehovait te Jezui?

A besojnë Dëshmitarët e Jehovait te Jezui?

 Po. Besojmë te Jezui, i cili tha: «Unë jam udha, e vërteta dhe jeta. Askush nuk vjen tek Ati, përveçse nëpërmjet meje.» (Gjoni 14:6) Ne besojmë se Jezui erdhi në tokë nga qielli e dha jetën e vet të përsosur njerëzore si flijim shpërblyes. (Mateu 20:28) Vdekja dhe ringjallja e tij bëri të mundur që ata që tregojnë besim tek ai, të kenë jetën e përhershme. (Gjoni 3:16) Besojmë edhe se Jezui sundon tani si Mbret i Mbretërisë qiellore të Perëndisë, e cila së shpejti do të sjellë paqe në mbarë tokën. (Zbulesa 11:15) Megjithatë, ne u besojmë fjalëve të Jezuit: «Ati është më i madh se unë.» (Gjoni 14:28) Pra, nuk e adhurojmë Jezuin, ashtu siç nuk besojmë se ai është Perëndia i Plotfuqishëm.