Kalo te përmbajtja

A janë Dëshmitarët e Jehovait një sekt amerikan?

A janë Dëshmitarët e Jehovait një sekt amerikan?

 Selia jonë qendrore ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, nuk jemi një sekt amerikan për këto arsye:

  •   Disa e përkufizojnë një sekt si një grup të shkëputur nga një fe kryesore. Dëshmitarët e Jehovait nuk janë shkëputur nga ndonjë grup tjetër fetar. Përkundrazi, ne mendojmë se kemi rivendosur atë lloj krishterimi që praktikohej në shekullin e parë.

  •   Dëshmitarët e Jehovait shërbejnë aktivisht në më shumë se 230 vende. Pavarësisht se ku jetojmë, në radhë të parë jemi besnikë ndaj Perëndisë Jehova dhe Jezu Krishtit, jo ndaj qeverisë amerikane ose ndonjë qeverie tjetër njerëzore.—Gjoni 15:19; 17:15, 16.

  •   Të gjitha mësimet tona bazohen te Bibla, jo te shkrimet e ndonjë udhëheqësi fetar në Shtetet e Bashkuara.​—1 Selanikasve 2:13.

  •   Nuk jemi ithtarë të asnjë udhëheqësi njerëzor, por vetëm të Jezu Krishtit.​—Mateu 23:8-10.