Kalo te përmbajtja

Kush ishte themeluesi i Dëshmitarëve të Jehovait?

Kush ishte themeluesi i Dëshmitarëve të Jehovait?

 Organizata moderne e Dëshmitarëve të Jehovait i ka fillimet aty nga fundi i shekullit të 19-të. Në atë kohë, një grup i vogël që studionin Biblën, të cilët jetonin pranë Pitsburgut, Pensilvani, në Shtetet e Bashkuara, nisën të analizonin në mënyrë sistematike Biblën. Krahasonin doktrinat që mësonin kishat me ato që mëson vërtet Bibla. Ato që mësonin, nisën t’i botonin në libra, gazeta dhe në revistën që tani njihet si Kulla e Rojës—Lajmëron Mbretërinë e Jehovait.

 Mes atyre studiuesve të sinqertë të Biblës ishte edhe një njeri i quajtur Çarls Tejz Rasëll. Ndonëse në atë kohë Rasëlli drejtonte veprën e arsimimit biblik dhe ishte kryeredaktori i Kullës së Rojës, ai nuk ishte themeluesi i një feje të re. Synimi i Rasëllit dhe i Studentëve të tjerë të Biblës, siç u bë i njohur atëherë grupi, ishte të përhapnin mësimet e Jezu Krishtit dhe të ndiqnin modelin e kongregacionit të krishterë të shekullit të parë. Meqë Jezui është Themeluesi i krishterimit, ne e konsiderojmë atë si themeluesin e organizatës sonë.—Kolosianëve 1:18-20.