Kalo te përmbajtja

2 MAJ 2017
ARGJENTINË

Shira të rrëmbyeshëm e shkatërrimtarë në Argjentinë

Shira të rrëmbyeshëm e shkatërrimtarë në Argjentinë

BUENOS-AJRES, Argjentinë—Nga 29 marsi 2017 deri më 9 prill 2017, shira të rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje në këto provinca argjentinase: Buenos-Ajres, Çako, Çubut, Katamarkë, Huhui, Misiones, La-Pampë, Saltë, San-Huan, Santa-Kruz, Santa-Fe, Santiago-del-Estero dhe Tukuman. Zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Argjentinë raporton se asnjë Dëshmitar nuk ka humbur jetën dhe as është plagosur.

Rajonet më të prekura nga stuhitë ishin Çubuti dhe Salta. Në qytetin e Komodoro-Rivadavisë, Çubut, ku në pak ditë ra aq shi sa bie zakonisht në një vit, u evakuan nga shtëpitë më se 60 familje Dëshmitarësh. Gjithashtu, në Çubut u dëmtuan dy vende adhurimi, ose Salla Mbretërie, ndërsa në Saltë një. Në të dyja këto provinca, zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Argjentinë ka formuar një komitet ndihme në rast katastrofash, për të organizuar ndihmën që pritet të vazhdojë edhe për disa javë.

Zëdhënësit për mediat:

Ndërkombëtar: Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000

Argjentinë: Omar Sançezi, +54-11-3220-5900