Kalo te përmbajtja

16 GUSHT 2019
DANIMARKË

Dëshmitarët e Jehovait në Danimarkë hapin një muze të ri për Biblën

Dëshmitarët e Jehovait në Danimarkë hapin një muze të ri për Biblën

Në korrik 2019 u hap një muze i ri për Biblën në zyrën e degës të Skandinavisë, në Holbek të Danimarkës, rreth 65 kilometra nga Kopenhaga. Tema e muzeut është «Bibla dhe emri hyjnor në Skandinavi».

Në muze ka një koleksion me Bibla të rralla dhe të rëndësishme në gjuhët daneze, fareze, grënlandeze, islandeze, norvegjeze, saami dhe suedeze. Aty janë ekspozuar më shumë se 50 Bibla.

Për t’u veçuar është Gustav Vasa Bible, botim origjinal i vitit 1541. Është Bibla e parë e plotë e përkthyer në gjuhët skandinave. Kjo Bibël u bë standardi për gjuhën suedeze, baza për gramatikën dhe fjalorin e saj. Gjithashtu, te teksti i saj u bazuan Biblat në suedisht gjatë 300 viteve në vazhdim.

Gustav Vasa Bible, botim origjinal i vitit 1541

Një tjetër botim i rrallë origjinal që u ekspozua në muze, është Christian III Bible i vitit 1550. Ky është përkthimi i parë i plotë i Biblës në danisht, që ndikoi shumë te standardi i gjuhës. Përveç kësaj, pati një ndikim domethënës te një pjesë e madhe e Evropës Veriore.

Christian III Bible, botim origjinal i vitit 1550

Erik Jorgenseni, nga zyra e degës në Skandinavi, komentoi: «Ky muze i ri i Biblës dëshmon për respektin e thellë që ka ekzistuar prej shekujsh në Skandinavi si për Fjalën e Perëndisë, edhe për emrin e tij të mrekullueshëm, Jehova.»