Kalo te përmbajtja

Majtas: një Sallë Mbretërie e shkatërruar nga tajfuni. Djathtas: hartë e zonës së prekur nga tajfuni

28 MAJ 2020
FILIPINE

Sezoni i stuhive në Filipine fillon me tajfunin shkatërrues Vongfong

Sezoni i stuhive në Filipine fillon me tajfunin shkatërrues Vongfong

Tajfunin Vongfong (që në vend njihet me emrin Ambo) preku ishullin Samar më 14 maj 2020. Tajfuni i kategorisë 3, stuhia e parë tropikale për vitin 2020 në perëndim të Oqeanit Paqësor, goditi ishullin Samar me erëra që shkonin deri në 185 km/​h. Qindra mijë njerëz u evakuan, por këtë herë ishte më e vështirë se zakonisht si pasojë e distancimit social të vendosur nga qeveria.

Edhe pse asnjë nga vëllezërit e motrat nuk u dëmtua, 59 prej tyre i evakuan nga shtëpitë dhe i strehuan në shkolla, të cilat po përdoren si vendstrehime, ose në shtëpitë e vëllezërve e të motrave. Gjithashtu, 82 shtëpi të vëllezërve pësuan dëme ose u shkatërruan. U dëmtuan edhe 5 Salla Mbretërie, dhe njëra u shkatërrua totalisht. Komiteti i Degës në Filipine ka krijuar dy Komitete të Ndihmës në Rast Katastrofash që të kujdesen për vëllezërit e motrat e prekur nga kjo katastrofë dhe që t’i ndihmojnë të mbajnë besimin të fortë.

Do të vazhdojmë të lutemi për vëllezërit tanë në Filipine që po përballojnë këtë katastrofë të dyfishtë si pasojë e tajfunit dhe e pandemisë. Jemi plotësisht të bindur se Jehovai, «Shkëmbi i përjetshëm», do të vazhdojë të kujdeset për ta.—Isaia 26:4.