Kalo te përmbajtja

GJEORGJI

Ngjarje historike në Gjeorgji

Ngjarje historike në Gjeorgji
  1. 17 JANAR 2017—Për çështjen Tsartsidze, GJEDNJ-ja vendosi se gjykatat dhe forcat e rendit në Gjeorgji nuk i mbrojtën Dëshmitarët nga sulmet e dhunshme për arsye fetare

    LEXO MË SHUMË

  2. 10 DHJETOR 2014—Regjistrohet ligjërisht në Gjeorgji Kongregacioni i Krishterë i Dëshmitarëve të Jehovait, duke përmirësuar kështu statusin e organizatës fetare të Dëshmitarëve të Jehovait

  3. 7 TETOR 2014—Në çështjen Begheluri, GJEDNJ-ja vendosi se forcat e rendit të Gjeorgjisë ishin fajtore ngaqë nuk i kishin mbrojtur Dëshmitarët nga sulmet e dhunshme për arsye fetare

    LEXO MË SHUMË

  4. 6 PRILL 2013—Dëshmitarët zgjerojnë zyrën e tyre në Tbilis

  5. 3 MAJ 2007—Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) vendosi se forcat e rendit të Gjeorgjisë ishin fajtore ngaqë nuk i kishin mbrojtur Dëshmitarët në Gldani nga sulmet e dhunshme për arsye fetare

  6. 28 NËNTOR 2003—Riregjistrohet Branch of the Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania (USA) në Gjeorgji; përndjekjet pakësohen pak pas kësaj

  7. 22 SHKURT 2001—Gjykata e Lartë e Gjeorgjisë anulon regjistrimin e enteve ligjore të Dëshmitarëve; përndjekjet përshkallëzohen

  8. 17 TETOR 1999—Përndjekjet e organizuara ndaj Dëshmitarëve fillojnë me sulmin e një turme në Gldani dhe përhapen në gjithë Gjeorgjinë

  9. 27 PRILL 1999—Gjeorgjia bëhet anëtarja e 41-të e Këshillit të Evropës

  10. 11 QERSHOR 1998—Dëshmitarët regjistrojnë një ent ligjor: Branch of the Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania (USA) në Gjeorgji

  11. 17 PRILL 1998—Dëshmitarët regjistrojnë një ent ligjor: Bashkimi i Dëshmitarëve të Jehovait

  12. 1969—Grupi i parë i Dëshmitarëve të Jehovait organizohet për të adhuruar Perëndinë

  13. 1953—Një qytetare e Republikës Sovjetike Socialiste të Gjeorgjisë, që u bë Dëshmitare e Jehovait në një kamp përqendrimi nazist, kthehet dhe fillon aktivitetin fetar