Kalo te përmbajtja

23 DHJETOR 2022
MAURIKI

Prezantohen Shkrimet e Krishtere Greke në gjuhën kreole të Maurikit

Prezantohen Shkrimet e Krishtere Greke në gjuhën kreole të Maurikit

Më 17 dhjetor 2022, vëllai Lui Bren, anëtar i Komitetit të Degës në Francë, prezantoi Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën kreole të Maurikit. a Ai e prezantoi këtë botim gjatë një programi të regjistruar më parë, të cilin e ndoqën mbi 2.200 veta nëpërmjet streaming. Biblat në format të shtypur dhe elektronik janë aktualisht në dispozicion.

Gjuhën kreole të Maurikit e flasin kryesisht njerëzit që jetojnë në Mauriki, një ishull që gjendet në pjesën jugperëndimore të Oqeanit Indian. Ishulli ka një sipërfaqe prej 2.007 kilometrash katrorë dhe gjendet rreth 800 kilometra në lindje të Madagaskarit. Dëshmitarët e parë që predikuan në ishull erdhën në vitin 1933 nga Afrika e Jugut. Kongregacioni i parë u formua në vitin 1951, dhe mbledhjet mbaheshin në gjuhën angleze, gjuha zyrtare e Maurikit.

Në gjuhën kreole të Maurikit ekziston vetëm një përkthim tjetër i plotë i Shkrimeve të Krishtere Greke, ama ai nuk përmban emrin e Perëndisë, Jehova. Kurse te Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re emri Jehova del plot 237 herë. Jo vetëm kaq, por kjo Bibël përdor një gjuhë që njerëzit mund ta kuptojnë fare kollaj.

Përkthyesve iu desh të pezullonin përkohësisht punën gjatë pandemisë së COVID-19. Një përkthyes shpjegoi: «Kur rifilluam punën, s’na mbante vendi nga gëzimi. Projekti filloi të ecte me hapa shumë më të shpejtë se përpara. Madje arritëm ta përfundonim në afatet që kishim përcaktuar para pandemisë.»

Jemi të sigurt se ky përkthim do t’i ndihmojë vëllezërit e motrat të forcojnë miqësinë me Jehovain dhe t’i qëndrojnë besnikë.—Isaia 65:13.

a Komiteti i Degës në Francë mbikëqyr veprën e predikimit në Mauriki.