Kalo te përmbajtja

29 QERSHOR 2021
MOZAMBIK

Prezantohen Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën njungve

Prezantohen Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën njungve

Më 27 qershor 2021, vëlla Adau Koshta, anëtar i Komitetit të Degës në Mozambik, prezantoi Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën njungve. Bibla doli në format dixhital gjatë një programi të regjistruar më parë që u transmetua streaming për më shumë se 2.600 lajmëtarë. Ky program u transmetua edhe në një stacion televiziv kombëtar dhe në disa stacione radiofonike.

Fakte rreth projektit

  • Gjuha njungve flitet kryesisht në veriperëndim të Mozambikut, në provincën e Tetes

  • Këtë gjuhë e flasin rreth 400.000 veta

  • Për këtë projekt punuan 6 përkthyes për 2 vjet

Vëlla Koshta pohon: «Për vite të tëra nuk kishte Bibël në gjuhën njungve. Prandaj, vëllezërit dhe motrat që flasin këtë gjuhë, përdornin Biblën e përkthyer në çiçeua. Kjo krijonte goxha vështirësi, sepse shumë fjalë dhe shprehje në çiçeua keqkuptoheshin.»

Para se të dilte ky përkthim i Biblës, një përkthyes tha: «Lajmëtarët do të jenë shumë të lumtur kur të marrin këtë Bibël. Për ta do të jetë si ëndërr, një mrekulli nga Jehovai. Do ta falënderojnë Jehovain pa fund.»

Lutemi që kjo Bibël të ndihmojë shumë më tepër njerëz të sinqertë të nxjerrin dobi nga mesazhi i saj.—Zbulesa 22:17.