Kalo te përmbajtja

24 QERSHOR 2022
MOZAMBIK

Prezantohen Shkrimet e Krishtere Greke në gjuhën lomue

Prezantohen Shkrimet e Krishtere Greke në gjuhën lomue

Më 19 qershor 2022, vëlla Patrik Hekeri, anëtar i Komitetit të Degës në Mozambik, prezantoi Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën lomue. Bibla u prezantua në format dixhital gjatë një programi të regjistruar paraprakisht. Shumica e lajmëtarëve që flasin gjuhën lomue e ndoqën programin nga Sallat e tyre të Mbretërisë. Çdo i pranishëm mori edhe një kopje të shtypur të Biblës.

Biblat në gjuhën lomue kanë qenë në dispozicion që nga viti 1930, por kushtojnë shumë dhe përdorin gjuhë të vjetër. Veç kësaj kanë edhe pasaktësi. Për shembull, në përkthimet ekzistuese, Luka 23:43 është përkthyer kështu: «Në fakt, po të them sot, ti do të jesh me mua në qiell.» Kurse Përkthimi Bota e Re e përkthen më saktë me këto fjalë: «Vërtet po të them sot: ti do të jesh me mua në Parajsë.»

Lajmëtarë nga kongregacioni Muzheba me Bibla në duar

Një nga përkthyesit tha për përkthimin e ri: «Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën lomue janë të qarta dhe të lehta për t’u lexuar. Jam i sigurt se vëllezërit do ta kapin menjëherë kuptimin e shkrimeve dhe do të motivohen ta zbatojnë atë që mësojnë.»

Pa diskutim që ky përkthim i ri do t’i ndihmojë vëllezërit e motrat të vazhdojnë t’i afrohen Jehovait dhe të ndihmojnë edhe njerëzit që takojnë në shërbim.—Mateu 5:3.