Kalo te përmbajtja

31 DHJETOR 2021
LAJME NDËRKOMBËTARE

Kulla e Rojës nr. 2, botimi për publikun, shpërndahet në mbi 300 gjuhë gjatë fushatës së nëntorit

Kulla e Rojës në shtatë gjuhë të reja!

Kulla e Rojës nr. 2, botimi për publikun, shpërndahet në mbi 300 gjuhë gjatë fushatës së nëntorit

Në nëntor 2021, Dëshmitarët e Jehovait në mbarë botën shpërndanë në mbi 300 gjuhë Kullën e Rojës nr. 2 2021, botimi për publikun. Për shtatë nga këto gjuhë, ishte hera e parë që përkthehej një Kullë Roje. Gjuhët janë: faroeze, pixhine e Havait, luksemburgeze, manipuri (latine), odia, pomeraniane dhe kreole e Shën-Luçisë.

Vëllai Nikolas Ahladis, i cili punon në Repartin për Mbështetjen e Përkthimit në selinë botërore, shpjegon: «Botimet tona përmbajnë informacion tërheqës për çdo lloj njeriu. Por, për shkak të mundësive të kufizuara, disa skuadra përkthimi nuk i përkthejnë dot të gjithë numrat e Kullës së Rojës. Komiteti i Degës që mbikëqyr këto skuadra i dërgon një kërkesë Komitetit të Shkrimit të Trupit Udhëheqës ku sugjeron përkthimin e një botimi të caktuar. Kjo ndodhi edhe me Kullën e Rojës nr. 2 2021, ndaj u përkthye në këto shtatë gjuhë.»

Eksperiencat vijuese nxjerrin në pah rezultatet pozitive të fushatës në këto gjuhë dhe përpjekjet tona të pareshtura për t’ua shpërndarë mesazhin e Biblës njerëzve që flasin gjuhë nga më të ndryshmet.

Na gufon zemra nga gëzimi që gjatë fushatës speciale, Kulla e Rojës ra në duar të kaq shumë njerëzve. E dimë se fushata të tilla janë në përputhje me vullnetin e Perëndisë «që njerëz të çdo lloji të shpëtojnë dhe të fitojnë njohurinë e saktë për të vërtetën».—1 Timoteut 2:4.