Kalo te përmbajtja

15 GUSHT 2019
POLONI

Varshavë, Poloni—Kongresi ndërkombëtar «Dashuria nuk shuhet kurrë»!

Varshavë, Poloni—Kongresi ndërkombëtar «Dashuria nuk shuhet kurrë»!
  • Datat: 9-11 gusht 2019

  • Vendet: Municipal Stadium of Legia Warsaw dhe Torwar Hall, në Varshavë, Poloni

  • Gjuhët: angleze, polake

  • Maksimumi i të pranishmëve: 32.069

  • Numri i të pagëzuarve: 190

  • Numri i delegatëve ndërkombëtarë: 6.892

  • Degët e ftuara: Ekuador, Evropa Qendrore, Finlandë, Francë, Gjeorgji, Hungari, Japoni, Kili, Kore, Moldavi, Rumani, Shtetet e Bashkuara, Ukrainë

  • Komente pozitive: Z. Kamil Kazmirkiveç, menaxher i përgjithshëm i Four Points Sheraton Warsaw Mokotów (një nga hotelet ku ndenjën delegatët), shkroi këtë koment: «Ishte kënaqësi të bashkëpunoja me ju. Do të doja të kisha mysafirë të tjerë po kaq të mirë dhe pozitivë. Binte goxha në sy lidhja e ngushtë dhe uniteti mes jush. . . . U heq kapelen për mënyrën e përsosur të organizimit.»

    Z. Kamil Lubanski, pronari i kompanisë KL Team që siguroi transportin me autobus, tregoi diçka të ngjashme: «Që kur filluam të punonim me Dëshmitarët e Jehovait, dallova që bashkëpunimi me ta do të ishte i këndshëm. Janë goxha të organizuar dhe profesionistë. Ky event i stërmadh ishte planifikuar fill e për pe. Kompania jonë ka pasur privilegjin të mbështetë plot evente prestigjoze dhe qeveritare, të organizuara në nivel kombëtar dhe evropian, ama të gjesh një klient kaq të përgatitur dhe të organizuar është gjë e rrallë. Si përfundim, shoferët dhe stafi ynë kanë vetëm komente pozitive për Dëshmitarët e Jehovait. Shpresojmë të bashkëpunojmë prapë në të ardhmen.»

 

Në aeroport duke mirëpritur delegatët me ngrohtësi

Duke hyrë në stadium të premten në mëngjes

Pamje nga lart e Municipal Stadium of Legia Warsaw, një nga vendet ku u mbajt kongresi

Vëlla Gerrit Lëshi, anëtar i Trupit Udhëheqës, teksa mban fjalimin e fundit të premten

Tre nga vëllezërit e motrat që u pagëzuan të shtunën

Vëllezër dhe motra duke dëgjuar programin me vëmendje

Delegatët me veshje popullore bëjnë foto jashtë stadiumit

Shërbëtorë specialë në kohë të plotë nga vende të tjera këndojnë këngën e fundit bashkë me auditorin

Disa motra të reja këndojnë gjatë një shfaqjeje për delegatët

Vëllezër dhe motra duke kërcyer një valle popullore të Polonisë gjatë një shfaqjeje për delegatët