Kalo te përmbajtja

12 MAJ 2023
REPUBLIKA ÇEKE

100-vjetori i Kullës së Rojës në gjuhën çeke

100-vjetori i Kullës së Rojës në gjuhën çeke

Vera e vitit 2023 shënon 100-vjetorin e numrit të parë të Kullës së Rojës në gjuhën çeke. Më 1923, kur nisi puna e përkthimit, në mbarë Çekosllovakinë kishte vetëm 30 vëllezër e motra. Kurse sot, në Republikën Çeke, ka mbi 16.000 Dëshmitarë të Jehovait që po predikojnë plot zell.

Motër Jarmila Halova

Ndonëse gjatë 100 viteve të kaluara përkthyesit kanë hasur vështirësi të ndryshme, sfidat më të mëdha i përjetuan në vitet 1948-1989 kur Çekosllovakia ishte nën sundimin komunist. Gjatë asaj kohe, Kulla e Rojës duhej përkthyer e duhej shtypur në fshehtësi. Vëllezërit e motrat nuk e dinin se cilët përkthenin, redaktonin apo shtypnin botimet. Gjithsesi, të gjithë ata që u morën me punën e përkthimit, panë si ua forcoi Jehovai besimin. Motër Jarmila Halova, e cila përktheu Kullën e Rojës në gjuhën çeke për shumë vjet, komentoi: «S’kam pikë dyshimi se Jehovai kujdeset plot dashuri për shërbëtorët e tij dhe një provë e kësaj janë botimet tona. Ndaj jam tepër mirënjohëse që kam kontribuar sadopak me përkthimin. Ruaj kujtimet më të mrekullueshme nga ajo kohë dhe mendoj se puna e përkthimit ma ka pasuruar jetën në një mënyrë të veçantë.»

Majtas: Zyra Rajonale e Përkthimit për gjuhën çeke në Horni-Bludovice. Djathtas: Zyra Rajonale e Përkthimit për gjuhën çeke të shenjave në Havirov

Aktualisht ka mbi 20 vëllezër e motra që përkthejnë botimet dhe videot e bazuara në Bibël në gjuhën çeke dhe në gjuhën çeke të shenjave. Përkthyesit punojnë në dy Zyra Rajonale Përkthimi që gjenden në Havirov dhe në Horni-Bludovice.

Jemi thellësisht mirënjohës për ushqimin besimforcues që ka siguruar Jehovai nëpërmjet Kullës së Rojës në gjuhën çeke përgjatë 100 viteve të shkuara.—Proverbat 10:22.