Kalo te përmbajtja

27 GUSHT 2021
SHTETET E BASHKUARA

Përmbytjet e vrullshme shkaktojnë dëme të mëdha në Hila-Bend, Arizonë

Përmbytjet e vrullshme shkaktojnë dëme të mëdha në Hila-Bend, Arizonë

Natën e 13 gushtit 2021, shira të rrëmbyera musonike kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të Arizonës dhe në perëndim të Teksasit. Përmbytjet shkatërrimtare shkaktuan dëme të jashtëzakonshme sidomos në qytetin e Hila-Bendit, Arizonë.

Si ndikoi te motrat dhe vëllezërit tanë

  • Mjerisht, gjatë kësaj katastrofe, vdiq një motër

  • U dëmtuan 5 shtëpi të vëllezërve

  • U shpërngulën 3 familje

Ndihma në rast katastrofash

  • Mbikëqyrësi qarkor dhe pleqtë vendës po u japin zemër vëllezërve që u prekën nga kjo katastrofë. Gjithashtu po ndihmojnë të shpërngulurit, të gjejnë strehime të përkohshme

  • E gjithë kjo punë po bëhet duke respektuar masat parandaluese kundër COVID-19

Lutemi për ata që po vuajnë për shkak të kësaj katastrofe. Jehovai i dhëntë ngushëllim familjes së motrës sonë të shtrenjtë që humbi jetën.—2 Korintasve 1:3, 4.