Kalo te përmbajtja

A ka emër Perëndia?

A ka emër Perëndia?

Përgjigjja e Biblës

 Të gjithë njerëzit e kanë nga një emër. A nuk është e arsyeshme që edhe Perëndia të ketë emër? Pasja e një emri dhe përdorimi i tij është pjesë jetësore e miqësive mes njerëzve. A duhet të jetë ndryshe kur bëhet fjalë për miqësinë tonë me Perëndinë?

 Në Bibël Perëndia thotë: «Unë jam Jehovai. Ky është emri im.» (Isaia 42:8) Ndonëse ka shumë tituj, si «Perëndi i Plotfuqishëm», «Zotëri Sovran» dhe «Krijuesi», ai i nderon adhuruesit e tij duke i ftuar që t’i drejtohen me emrin e tij personal.—Zanafilla 17:1; Veprat 4:24; 1 Pjetrit 4:19.

 Shumë përkthime të Biblës e kanë emrin e Perëndisë te Dalja 6:3. Aty thuhet: «Abrahamit, Isakut dhe Jakobit i shfaqesha si Perëndi i Plotfuqishëm, por me emrin tim Jehova, nuk u bëra plotësisht i njohur për ta.»

 Jehova është një përkthim nga anglishtja i emrit të Perëndisë, që është përdorur për shekuj. Ndërkohë që shumë studiues preferojnë shqiptimin «Jahve», forma më e njohur e këtij emri është Jehova. Pjesa e parë e Biblës nuk u shkrua në anglisht, por në hebraisht, një gjuhë që lexohet nga e djathta në të majtë. Në këtë gjuhë emri hyjnor shkruhet me katër bashkëtingëllore, יהוה. Këto katër shkronja, që transliterohen JHVH, njihen si Tetragrami.