Kalo te përmbajtja

A është Perëndia një forcë abstrakte?

A është Perëndia një forcë abstrakte?

Përgjigjja e Biblës

 Perëndia ushtron forcë të tejskajshme në tërë universin. Në lidhje me mënyrën si i krijoi miliarda yjet, Bibla thotë: «Ngrini sytë lart dhe shikoni. Kush i krijoi këto gjëra? Ai [Perëndia] që e nxjerr ushtrinë e yjeve të llogaritur me numër dhe e thërret secilin me emër. Falë energjisë së tij dinamike dhe fuqisë së tij të madhe, nuk mungon asnjë prej tyre.»—Isaia 40:25, 26.

 Por Perëndia është më tepër se një forcë e fuqishme. Bibla thotë se ai ka ndjenja, si për shembull, dashuri dhe urrejtje. (Psalmi 11:5; Gjoni 3:16) Gjithashtu, ajo zbulon se veprimet e njerëzve ndikojnë te ndjenjat e Perëndisë.—Psalmi 78:40, 41.