Kalo te përmbajtja

A janë të sakta tregimet e Biblës për jetën e Jezuit?

A janë të sakta tregimet e Biblës për jetën e Jezuit?

Përgjigjja e Biblës

 Luka, një shkrimtar i Biblës, tha për tregimin e tij rreth jetës së Jezuit: «I gjurmova me saktësi të gjitha gjërat që nga fillimi.»—Luka 1:3.

 Disa pretendojnë se tregimet për jetën e Jezuit që gjenden në ungjij—shkrimet e bashkëkohësve të tij, Mateu, Marku, Luka dhe Gjoni—u ndryshuan diku nga shekulli i katërt.

 Gjithsesi, në fillim të shekullit të 20-të, në Egjipt u gjet një fragment i çmuar i Ungjillit të Gjonit. Ai njihet si Papirusi Rajlends 457 (P52) dhe ruhet në bibliotekën Xhon Rajlends, në Mançester, Angli. Ai përmban Gjonin 18:31-33, 37, 38, siç njihet në Biblat e sotme.

 Ky është fragmenti më i lashtë i dorëshkrimeve nga Shkrimet e Krishtere Greke. Shumë studiues mendojnë se është shkruar rreth vitit 125 të e.s., rreth një çerek shekulli pasi u shkrua origjinali. Teksti i këtij fragmenti përputhet thuajse plotësisht me tekstin e dorëshkrimeve të mëvonshme.