Kalo te përmbajtja

SHPJEGIM I VARGJEVE TË BIBLËS

Hebrenjve 11:1—«Besimi është siguria e gjërave që shpresohen»

Hebrenjve 11:1—«Besimi është siguria e gjërave që shpresohen»

 «Besimi është siguria e plotë se ajo që shpresojmë do të realizohet, dëshmi e qartë e realiteteve që nuk shihen.»—Hebrenjve 11:1, Përkthimi Bota e Re.

 «Dhe besimi është siguria e gjërave që shpresohen, tregim i gjërave që nuk shihen.»—Hebrenjve 11:1, Përkthimi Diodati i Ri i Rishikuar.

Kuptimi i Hebrenjve 11:1

 Ky varg nga Shkrimet e Shenjta përmban përkufizimin më të përmbledhur për besimin dhe tregon se besimi nuk është thjesht bindja se diçka është e vërtetë.

 «Besimi është siguria e plotë se ajo që shpresojmë do të realizohet.» Në tekstin e Hebrenjve 11:1, në gjuhën origjinale, fjala greke e përkthyer «besim» jep idenë e sigurisë ose të bindjes së patundur. Ky lloj besimi nuk bazohet te dëshira që të ndodhë diçka; është një ‘siguri e plotë’. Termi grek i përkthyer ‘siguri e plotë’, a mund të përkthehet edhe «akt pronësie», duke iu referuar garancisë që i jep siguri, ose bindje të plotë, personit që e zotëron.

 «Besimi është . . . dëshmi e qartë [ose «provë bindëse», shënimi] e realiteteve që nuk shihen.» Besimi ekziston falë provave bindëse. Këto prova janë kaq të forta, saqë e bindin dikë se diçka është e vërtetë, edhe pse nuk e sheh.

Konteksti i Hebrenjve 11:1

 Libri i Hebrenjve është një letër, të cilën apostulli Pavël ua shkroi të krishterëve të shekullit të parë që jetonin në Jerusalem dhe përreth tij. Në këtë pjesë të letrës, ai foli për rëndësinë që ka besimi. Për shembull, shkroi: «Pa besim është e pamundur të kesh vërtet pëlqimin e Perëndisë, sepse kush i afrohet Perëndisë, duhet të besojë se ai ekziston dhe se bëhet shpërblyesi i atyre që e kërkojnë me ngulm.» (Hebrenjve 11:6) Pasi përkufizoi besimin te Hebrenjve 11:1, Pavli përmendi shembuj të burrave e të grave në Bibël, të cilët e shfaqën këtë cilësi. Ai përshkroi si treguan besim, duke vepruar në harmoni me vullnetin e Zotit.—Hebrenjve 11:4-38.

a Termi grek i përkthyer këtu ‘siguri e plotë’, është hypoʹstasis, dhe fjalë për fjalë mund të përkthehet «ajo që qëndron nën, një themel».