Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

JW.ORG WEBSITE

Pyetje që bëhen shpesh​—JW.ORG

Pyetje që bëhen shpesh​—JW.ORG

Shumica e browser-ave, ose e shfletuesve të internetit, si për shembull Chrome, Edge, Firefox dhe Safari, mund të hapen nga sistemet Android, iOS, Mac dhe Windows. Gjithashtu, shumica e sistemeve browser mund të hapen nga Android 5.1 e sipër.

Siti jw.org nuk hapet më në disa sisteme operative dhe browser-a të vjetër, në mënyrë që të jetë i sigurt dhe të ketë performancë të lartë. Për shembull, siti nuk hapet më në Internet Explorer. Me raste, na duhet të rritim parametrat minimalë që janë të nevojshëm për të përdorur sitin. Nëse hasni probleme kur përdorni sitin jw.org, përditësoni browser-in me versionin më të fundit. Gjithashtu, përditësoni edhe pajisjen tuaj elektronike me versionin më të fundit të sistemit operativ. Nëse browser-i i pajisjes sate nuk e hap sitin, instalo një browser më të përditësuar.

 

Ekzistojnë disa mënyra. Për shembull:

  • Shkarko aplikacionin JW Broadcasting, i cili është i disponueshëm në pajisjet Amazon Fire TV, Apple TV (gjenerata 4) dhe Roku.

  • Nëse ke një smart TV me një web browser të integruar mund të hapësh jw.org dhe të luash video. Mirëpo nuk është e mundur që të luash video në çdo smart TV. Prandaj, videot nuk hapen në të gjitha modelet.

Mund të përdorësh edhe një kompjuter ose celular për të shfaqur videot në TV. Kjo funksionon edhe nëse do të luash direkt videot nga jw.org ose nëse do të luash videot që ke shkarkuar në pajisjen tënde.

  • Nëse ke një kompjuter ose celular Apple dhe një pajisje Apple TV, mund të përdorësh AirPlay për të shfaqur videot në TV. Për më shumë informacion vizito faqen e ndihmës online të Apple.

  • Nëse ke një pajisje Google Chromecast, mund t’i bësh cast (dërgo) videos në TV tënd nga një Chrome browser. Për më shumë informacion vizito faqen e ndihmës online të Google.

  • Mund të lidhësh kompjuterin, tabletin, ose celularin me TV duke përdorur një kabllo HDMI, DVI, VGA, ose S-video. Lexo manualet e përdorimit për kompjuterin, celularin dhe TV për të gjetur metodën më të mirë.

 

Ndoshta të ndihmon një mik që e njeh mirë sitin JW.ORG. Nëse jo, të lutemi kontakto me zyrën tonë të degës që ke më afër.