Çfarë mëson vërtet Bibla?

Ky botim për studim i bazuar në Bibël mund të të ndihmojë të mësosh çfarë thotë Bibla për tema të ndryshme si: pse vuajmë, çfarë ndodh kur vdesim, si të kemi familje të lumtur etj.

A ishte ky qëllimi i Perëndisë?

Ndoshta pyet veten pse ka kaq shumë probleme sot. A e di që Bibla thotë se po afron koha e ndryshimeve të mëdha dhe se ti mund të nxjerrësh dobi?

KAPITULLI 1

Cila është e vërteta rreth Perëndisë?

Si mendon, a interesohet Perëndia për ty? Mëso për personalitetin e tij dhe se si mund ta bësh mik.

KAPITULLI 2

Bibla—Një libër nga Perëndia

Si të ndihmon Bibla të zgjidhësh problemet? Pse mund t’u besosh profecive të saj?

KAPITULLI 3

Cili është qëllimi i Perëndisë për tokën?

A do të realizohet qëllimi i Perëndisë për një parajsë tokësore? Nëse po, kur?

KAPITULLI 4

Kush është Jezu Krishti?

Mëso pse Jezui është Mesia i premtuar, nga erdhi dhe pse është Biri i vetëmlindur i Perëndisë.

KAPITULLI 5

Shpërblesa—Dhurata më e madhe e Perëndisë

Çfarë është shpërblesa? Ç’dobi nxjerr ti prej saj?

KAPITULLI 6

Ku janë të vdekurit?

Ku janë të vdekurit dhe pse vdesim? Ja çfarë thotë Bibla.

KAPITULLI 7

Shpresë reale për njerëzit e afërt që na kanë vdekur

A të ka rrëmbyer vdekja një njeri të dashur? A mund t’i takosh përsëri? Shiko çfarë thotë Bibla për ringjalljen.

KAPITULLI 8

Çfarë është Mbretëria e Perëndisë?

Shumë njerëz e dinë Lutjen e Zotërisë. Çfarë kuptimi kanë fjalët: «Ardhtë mbretëria jote»?

KAPITULLI 9

A po jetojmë në «ditët e fundit»?

Shiko se si veprimet dhe qëndrimet përreth nesh vërtetojnë se po jetojmë në «ditët e fundit» që ka parathënë Bibla.

KAPITULLI 10

Krijesat frymore: Si ndikojnë te ne?

Bibla flet për engjëj dhe demonë. A ekzistojnë vërtet këto krijesa? A mund të ndikojnë në jetën tënde?

KAPITULLI 11

Pse i lejon Perëndia vuajtjet?

Shumë ia hedhin fajin Perëndisë për gjithë vuajtjet në botë. Po ti, çfarë mendon? Shiko çfarë thotë Perëndia për arsyet pse vuajmë.

KAPITULLI 12

Të jetojmë në mënyrën që i pëlqen Perëndisë

Është e mundur të bëjmë një jetë që i pëlqen Perëndisë. Në fakt, mund të bëhesh mik i tij.

KAPITULLI 13

Të kemi pikëpamjen e Perëndisë për jetën

Ç’mendon Ai për abortin, transfuzionin e gjakut, jetën e kafshëve?

KAPITULLI 14

Si të kesh një jetë të lumtur familjare?

Dashuria që shfaqi Jezui është shembull për bashkëshortët, gratë, prindërit dhe fëmijët. Çfarë mësojmë prej tij?

KAPITULLI 15

Adhurimi që miraton Perëndia

Ja gjashtë aspekte që i identifikojnë ata që praktikojnë fenë e vërtetë.

KAPITULLI 16

Merr anën e adhurimit të vërtetë

Çfarë vështirësish mund të hasësh kur u tregon të tjerëve bindjet e tua? Si mund ta bësh këtë pa i ofenduar?

KAPITULLI 17

Afroju Perëndisë me anë të lutjes

A të dëgjon Perëndia kur lutesh? Që të gjesh përgjigjen e kësaj pyetjeje duhet të kuptosh çfarë mëson Bibla për lutjen.

KAPITULLI 18

Pagëzimi dhe marrëdhënia jote me Perëndinë

Cilët hapa duhet të bësh që të kualifikohesh për pagëzimin e krishterë? Mëso çfarë simbolizon ai dhe si duhet kryer.

KAPITULLI 19

Qëndro në dashurinë e Perëndisë

Si mund të shfaqim dashuri dhe mirënjohje për gjithë çka bërë Perëndia?

SHTOJCA

Emri i Perëndisë: Si përdoret dhe ç’kuptim ka?

Emri i Perëndisë është hequr nga shumë përkthime të Biblës. Pse? A është e rëndësishme të përdorim emrin e Perëndisë?

SHTOJCA

Si e parathotë profecia e Danielit ardhjen e Mesisë?

Më se 500 vjet përpara, Perëndia kishte zbuluar kohën e saktë kur do të vinte Mesia. Mëso për këtë profeci mjaft interesante!

SHTOJCA

Jezu Krishti—Mesia i premtuar

Jezui plotësoi gjithë profecitë biblike për Mesinë. Vërteto me Biblën tënde që këto profeci u përmbushën në çdo hollësi.

SHTOJCA

E vërteta rreth Atit, Birit dhe frymës së shenjtë

Shumë njerëz mendojnë se doktrina e Trinitetit mësohet në Bibël. A është e vërtetë?

SHTOJCA

Pse të krishterët e vërtetë nuk e përdorin kryqin në adhurim?

A vdiq vërtet në kryq Jezui? Lexo përgjigjen nga vetë Bibla.

SHTOJCA

Darka e Zotërisë, një përkujtim që nderon Perëndinë

Të krishterët kanë marrë urdhrin të mbajnë Përkujtimin e vdekjes së Krishtit. Kur dhe si duhet mbajtur?

SHTOJCA

«Shpirti» dhe «fryma»: Ç’kuptim kanë vërtet këto fjalë?

Shumë mendojnë se pas vdekjes, një pjesë e padukshme e njeriut del nga trupi dhe vazhdon të jetojë. Çfarë na thotë Fjala e Perëndisë?

SHTOJCA

Çfarë janë Sheoli dhe Hadesi?

Disa përkthime të Biblës përdorin fjalët «varr» ose «ferr» për Sheolin dhe Hadesin. Ç’kuptim kanë vërtet këto fjalë?

SHTOJCA

Çfarë është Dita e Gjykimit?

Mëso si do të jetë një bekim për gjithë njerëzit besnikë Dita e Gjykimit.

SHTOJCA

Viti 1914—Një vit domethënës në profecitë biblike

Çfarë provash biblike ka që 1914-a ishte vit domethënës?

SHTOJCA

Kush është kryeengjëlli Mikael?

Bibla tregon identitetin e këtij kryeengjëlli të fuqishëm. Mëso më shumë për të dhe se çfarë po bën tani.

SHTOJCA

Të identifikojmë «Babiloninë e Madhe»

Libri biblik i Zbulesës flet për një grua që quhet «Babilonia e Madhe». A është një grua e mirëfilltë? Çfarë thotë Bibla për të?

SHTOJCA

A lindi në dhjetor Jezui?

Shiko kushtet e motit në atë periudhë të vitit kur lindi Jezui. Çfarë na tregon kjo?

SHTOJCA

Si t’i konsiderojmë festat?

Cila është origjina e shumë festave të njohura në vendin tënd? Përgjigjja mund të të habitë.