Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A ishte ky qëllimi i Perëndisë?

A ishte ky qëllimi i Perëndisë?

PROVO të shfletosh një gazetë, të ndezësh televizorin ose radion. Janë plot e përplot me lajme për krime, luftëra e terrorizëm! Ose mendo për hallet që mund të kesh ti vetë. Ndoshta po vuan shumë nga ndonjë sëmundje ose nga vdekja e një njeriut tënd. Mbase ndihesh si Jobi, një njeri i mirë që tha se ishte ‘i mbuluar nga mjerimi’.Jobi 10:15, Dom Simon Filipaj.

Pyete veten:

  • A ishte ky qëllimi i Perëndisë për mua e për njerëzit e tjerë?

  • Ku të gjej ndihmë për të përballuar problemet e mia?

  • A ka shpresë se do të shohim ndonjëherë paqe në tokë?

Bibla jep përgjigje të kënaqshme për këto pyetje.

BIBLA MËSON SE PERËNDIA DO TË SJELLË KËTO NDRYSHIME NË TOKË

«Ai do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre. Nuk do të ketë më vdekje. As vajtim, as klithmë, as dhembje nuk do të ketë më.»Zbulesa 21:4

«I çali do t’i ngjitë të përpjetat si një dre.»Isaia 35:6

«Do të hapen sytë e të verbërve.»Isaia 35:5

«Të gjithë ata që janë në varre . . . do të dalin.»Gjoni 5:28, 29

«Asnjë banor nuk do të thotë: ‘Jam sëmurë.’»Isaia 33:24

«Në tokë do të ketë drithë me bollëk.»Psalmi 72:16

NXIRR DOBI NGA AJO QË MËSON BIBLA

Mos i hidh poshtë menjëherë ato që tregohen në faqet e mëparshme, duke thënë se janë fantazi. Perëndia ka premtuar se do t’i sjellë këto ndryshime, e Bibla shpjegon si do ta bëjë ai këtë.

Por Bibla nuk mjaftohet vetëm me kaq. Ajo na tregon mënyrën se si të kemi një jetë vërtet të kënaqshme që tani. Mendo një çast për ankthet ose problemet që mund të kesh ti vetë. Ndoshta ke probleme ekonomike, ndonjë problem familjar, shëndet të dobët ose të ka vdekur një njeri i afërt. Bibla mund të të ndihmojë që të përballosh problemet e sotme, por edhe mund të të japë lehtësim duke iu përgjigjur pyetjeve të tua, si për shembull:

  • Pse kemi vuajtje?

  • Si t’i përballojmë ankthet e jetës?

  • Si ta bëjmë edhe më të lumtur jetën familjare?

  • Çfarë ndodh me njerëzit kur vdesin?

  • A do t’i shohim përsëri njerëzit tanë që kanë vdekur?

  • Si mund të sigurohemi se Perëndia do t’i mbajë premtimet që ka bërë për të ardhmen?

Meqë po e lexon këtë libër, do të thotë se dëshiron të dish çfarë mëson Bibla. Ky libër do të të ndihmojë. Siç do ta shikosh çdo paragraf ka pyetjet përkatëse. Për miliona njerëz që kanë bërë biseda biblike me Dëshmitarët e Jehovait, kjo metodë me pyetje dhe përgjigje ka qenë shumë e dobishme. Shpresojmë të jetë kështu edhe për ty. Urojmë që Perëndia të të bekojë gjatë këtyre bisedave të kënaqshme për të kuptuar se çfarë mëson vërtet Bibla!