Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Çfarë dini për Dëshmitarët e Jehovait?

Çfarë dini për Dëshmitarët e Jehovait?

«Në Internet lexova shumë për Dëshmitarët e Jehovait dhe lart e poshtë dëgjova ca thashetheme dhe shumë fjalë paragjykuese për ta,—shkroi një reportere praktikante në Danimarkë.—Prandaj krijova një pikëpamje mjaft negative për ta.»

MË VONË, kjo reportere intervistoi një familje Dëshmitarësh. Cili ishte rezultati? «Ndryshova mendim sapo hyra në shtëpinë e tyre,—shkroi ajo.—Ndoshta njerëzit nuk i njohin dhe aq mirë ose të gjithë ndoshta nxitohemi për t’i gjykuar. Unë për vete u nxitova. Dhe kuptova që e kisha gabim.»​—Sesilja Feiling e gazetës Jydske Vestkysten.

Ngaqë kishte pasur marrëdhënie pune me Dëshmitarët e Jehovait, një konsulent për personelin e një prej dyqaneve të një firme në Evropë, tha se janë punëtorë të ndershëm. Ja pse kërkonte të merrte Dëshmitarë në punë.

Pa dyshim, Dëshmitarët e Jehovait njihen kryesisht për veprën e predikimit. Ata e dinë se disave nuk u pëlqen të flasin për Biblën, kurse disa të tjerëve po. Në fakt, më shumë se shtatë milionë njerëz, pothuajse në çdo vend, studiojnë rregullisht Biblën me Dëshmitarët dhe disa prej këtyre studentëve më pas bëhen edhe vetë mësues të Biblës. Për shembull, në Shtetet e Bashkuara, një Këshill Kombëtar i Kishave raporton se, nga 25 fetë më të mëdha, Dëshmitarët e Jehovait janë 1 nga vetëm 4 fetë që kanë pasur rritje.

Pse miliona njerëz studiojnë Biblën me Dëshmitarët? Si drejtohen këto studime? A pritet që studentët të bëhen patjetër Dëshmitarë? Në fund të fundit është e drejta juaj të merrni përgjigje të vërteta për këto pyetje. Prandaj mos ua vini veshin paragjykimeve ose thashethemeve që dëgjoni lart e poshtë, por kërkoni fakte. Te Proverbat 14:15, Bibla thotë: «Njeriu i cekët beson çdo fjalë që dëgjon; i mençuri kupton që ka nevojë për prova.»​—The New English Bible.

Shpresojmë që ky numër i revistës Zgjohuni! t’ju ndihmojë të merrni informacione të sakta e të plota rreth Dëshmitarëve të Jehovait. Vërtet, vetë fakti që po e lexoni këtë revistë tregon se jeni i arsyeshëm e me mendje të hapur. Prandaj ju sugjerojmë që, ndërsa lexoni katër artikujt vijues dhe kutitë përkatëse, të lexoni në Biblën tuaj shkrimet e përmendura. * Kjo është e mençur dhe, siç thotë Bibla, është edhe ‘fisnike’.​—Veprat 17:11.

^ par. 7 Nëse nuk keni Bibël, mund t’u kërkoni një Dëshmitarëve të Jehovait. Por nëse keni mundësi të përdorni Internetin, mund ta lexoni Biblën aty në gjuhë të ndryshme në adresën www.ps8318.com/​sq. (Tani për tani përkthimi i Biblës në shqip në këtë adresë nuk është i disponueshëm.) Gjithashtu, në këtë faqe do të gjeni literaturë biblike në më shumë se 380 gjuhë.