Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Mbretëria e Perëndisë: Çfarë është?

Mbretëria e Perëndisë: Çfarë është?

Shumë veta luten që Mbretëria e Perëndisë të vijë. Por, a ke menduar ndonjëherë çfarë është Mbretëria e Perëndisë dhe çfarë do të bëjë?

SHIKO ÇFARË THOTË BIBLA:

  • Çfarë është Mbretëria e Perëndisë?

    Është një qeveri qiellore me në krye Jezu Krishtin si Mbret.—Isaia 9:6, 7; Mateu 5:3; Luka 1:31-33.

  • Çfarë do të arrijë Mbretëria e Perëndisë?

    Do t’u japë fund të gjitha të këqijave dhe do të sjellë paqe të përhershme për njerëzit në tokë.—Danieli 2:44; Mateu 6:10.

  • Çfarë do të thotë të kërkojmë në radhë të parë Mbretërinë?

    Të marrim anën e Mbretërisë së Perëndisë dhe të besojmë se vetëm ajo do ta kthejë tokën në gjendjen që dëshiron Perëndia.—Mateu 6:33; 13:44.