Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Përgjigje për pyetje biblike

Përgjigje për pyetje biblike

A vijnë të gjitha fetë nga Perëndia i vërtetë?

Kur dëgjon lajmet rreth botës, ndoshta e ke vënë re se ndonjëherë në emër të fesë bëhen gjëra të këqija. Jo të gjitha fetë vijnë nga Perëndia i vërtetë. (Mateu 7:15) Po, shumica e njerëzimit është mashtruar.—Lexo 1 Gjonit 5:19.

Sidoqoftë, Zoti i vë re njerëzit e sinqertë që e duan të mirën dhe të vërtetën. (Gjoni 4:23) Ai po i fton këta persona të mësojnë të vërtetën nga Fjala e tij, Bibla.—Lexo 1 Timoteut 2:3-5.

Si mund ta dallosh fenë e vërtetë?

Perëndia Jehova po bashkon njerëz nga shumë prejardhje fetare, duke u mësuar të vërtetën dhe që ta duan njëri-tjetrin. (Mikea 4:2, 3) Kështu, ti mund ta dallosh kush e praktikon fenë e vërtetë, nga dashuria që kanë për njëri-tjetrin.—Lexo Gjonin 13:35.

Perëndia Jehova po i bashkon të gjithë njerëzit me anë të adhurimit të vërtetë.—Psalmi 133:1

Adhuruesit e vërtetë e bazojnë në Bibël besimin dhe mënyrën e jetesës. (2 Timoteut 3:16) Gjithashtu, ata e nderojnë emrin e Zotit. (Psalmi 83:18) Përveç kësaj, e shpallin Mbretërinë e Perëndisë si të vetmen shpresë për njerëzimin. (Danieli 2:44) Ata imitojnë Jezuin dhe e lënë ‘dritën e tyre të ndriçojë’, duke bërë gjëra të mira për të tjerët. (Mateu 5:16) Prandaj, të krishterët e vërtetë mund të dallohen nga vizitat që u bëjnë të tjerëve në shtëpi për t’u treguar lajmin e mirë për Mbretërinë e Perëndisë.—Lexo Mateun 24:14; Veprat 5:42; 20:20.