Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Përkushtimi është si një spirancë që e mban të patundur martesën në kohë të stuhishme

PËR ÇIFTET

1—Përkushtimi

1—Përkushtimi

ÇFARË DO TË THOTË

Burrat dhe gratë e përkushtuar në martesë, e shohin martesën si lidhje të përhershme, dhe kjo u jep një ndjenjë sigurie. Çdo bashkëshort është i bindur se tjetri do ta respektojë martesën, madje edhe në kohë të vështira.

Disa çifte ndihen të detyruara të rrinë bashkë për shkak të presionit të familjes apo të shoqërisë. Por është shumë më mirë kur çiftet kanë atë ndjenjë përkushtimi që bazohet në dashuri dhe respekt reciprok.

PARIMI BIBLIK: «Burri nuk duhet ta lërë gruan.»​—1 Korintasve 7:11.

«Nëse je i përkushtuar në martesë, nuk ofendohesh shpejt. Fal dhe kërkon falje kollaj. I shikon problemet si pengesa të përkohshme, e jo të përhershme.»​—Mikea.

PSE KA RËNDËSI

Kur përballen me vështirësi, bashkëshortët pa përkushtim ka shumë gjasa të arrijnë në përfundimin «thjesht nuk ishim bërë për njëri-tjetrin», dhe kërkojnë mënyra për t’i dhënë fund martesës.

«Shumë veta martohen duke pasur në mendje një plan B​—divorcin. Kur njerëzit e nisin martesën duke menduar se kanë mundësinë e divorcit, përkushtimi i tyre nuk ka ekzistuar kurrë.»​—Xheni.

Ç’MUND TË BËSH

ANALIZO VETEN

Kur je në kulmin e një debati . . .

  • A bëhesh pishman që je martuar me bashkëshortin?

  • A ëndërron të jesh me dikë tjetër?

  • A i thua fjalë të tilla, si «do të të lë» ose «do të gjej dikë që më vlerëson»?

Nëse përgjigjja është po për njërën apo për më shumë pyetje, tani është momenti të forcosh përkushtimin tënd.

FOL ME BASHKËSHORTIN

  • A po i përkushtohemi më pak njëri-tjetrit? Nëse po, pse?

  • Çfarë mund të bëjmë që ta forcojmë përkushtimin?

SUGJERIME

  • Herë pas here shkruaji një pusullë dashurie bashkëshortit

  • Tregoje përkushtimin duke mbajtur fotografi të bashkëshortit në tavolinën e punës

  • Telefonoji çdo ditë ndërsa je në punë apo diku tjetër

PARIMI BIBLIK: «Atë që Perëndia e ka bashkuar, asnjeri të mos e ndajë.»​—Mateu 19:6.