Kalo te përmbajtja

A jam i detyruar të bëhem Dëshmitar i Jehovait nëse studioj Biblën me ta?

A jam i detyruar të bëhem Dëshmitar i Jehovait nëse studioj Biblën me ta?

 Jo, në asnjë mënyrë. Miliona veta kënaqen me programin tonë të studimit të Biblës, edhe pse nuk bëhen Dëshmitarë të Jehovait. a Qëllimi i programit është të të tregojmë çfarë mëson Bibla. Pastaj e ke ti në dorë të vendosësh ç’do të bësh me këtë njohuri. E kuptojmë se besimi është çështje personale.—Josiu 24:15.

A mund të përdor Biblën time gjatë studimit?

 Po. Edhe pse na pëlqen të përdorim Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re në gjuhën e sotme dhe, po të duash, mund të të japim një kopje falas, jemi të kënaqur nëse përdor Biblën tënde. Thuajse nga çdo përkthim i Biblës, mund të mësosh për mesazhin e shpresës dhe të shpëtimit që jep ajo.

Pse studioni me njerëz që nuk përqafojnë besimin tuaj?

  •   Motivi ynë kryesor është dashuria për Perëndinë Jehova, i cili do që të krishterët t’u tregojnë të tjerëve gjërat që kanë mësuar. (Mateu 22:37, 38; 28:19, 20) Mendojmë se nuk ka privilegj më të madh se ‘të jemi bashkëpunëtorë të Perëndisë’, ndërsa ndihmojmë njerëzit të mësojnë atë çka thuhet në Fjalën e tij.—1 Korintasve 3:6-9.

  •   Motivohemi edhe nga dashuria për të afërmin. (Mateu 22:39) Kënaqemi kur flasim me të tjerët për gjërat e mrekullueshme që kemi mësuar.—Veprat 20:35.

a Gjatë vitit 2023 drejtuam 7.281.212 studime të Biblës çdo muaj, shumë prej të cilave përfshinin disa veta njëkohësisht, dhe kjo tregon sa i përhapur është programi ynë i studimit. E megjithatë, atë vit u pagëzuan si Dëshmitarë të Jehovait vetëm 269.517 veta.