Kalo te përmbajtja

7 QERSHOR 2017
SRI-LANKË

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut bëjnë kërdinë në Sri-Lankë

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut bëjnë kërdinë në Sri-Lankë

Dëshmitarët e Jehovait po punojnë për të ndihmuar bashkëbesimtarët dhe të tjerë të prekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut, pasojë e shirave që nisën më 26 maj e dëmtuan rëndë pjesën jugore dhe perëndimore të Sri-Lankës. Raportohet se mbi 200 njerëz kanë humbur jetën dhe më tepër se 77.000 të tjerë janë evakuar.

Zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Sri-Lankë, ka ngritur dy komitete ndihme në rast katastrofash për t’u kujdesur për nevojat emergjente të më shumë se 100 Dëshmitarëve të prekur nga përmbytjet. Kjo përfshin që t’u sigurohet ushqim dhe strehim njerëzve të evakuar. Në bazë të raportimeve asnjë Dëshmitar nuk ka humbur jetën në këtë katastrofë.

Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait organizon ndihma në rast katastrofash nga selia botërore në Nju-Jork, duke përdorur fonde të dhuruara për veprën e tyre mbarëbotërore të arsimimit biblik.

Zëdhënësit për mediat:

Ndërkombëtar: Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000

Sri-Lankë: Nidhu Davidi, +94-11-2930-444