Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A ËSHTË PROJEKTUAR?

Hualli i mjaltit

Hualli i mjaltit

BLETËT (Apis mellifera) i ndërtojnë hojet me dyll, që e nxjerrin nga gjëndra në pjesën e poshtme të trupit. Hualli konsiderohet si mrekulli inxhinierike. Pse?

Shqyrto faktet: Për shekuj me radhë, matematikanët dyshonin se forma gjashtëkëndore e ndarjeve ishte më e mirë se trekëndëshi barabrinjës, katrori a çdo formë tjetër, për të shfrytëzuar sa më mirë hapësirën me minimumin e materialit të ndërtimit. Por nuk e shpjegonin plotësisht pse. Më 1999 profesor Tomas Hejlsi dha prova matematikore për avantazhet e asaj që e quajti «hipoteza e huallit». Ai tregoi se gjashtëkëndëshat e rregullt janë mënyra më e mirë për ta ndarë një hapësirë në pjesë të barabarta me minimumin e mjeteve materiale.

Me format gjashtëkëndore, bletët e shfrytëzojnë më së miri hapësirën që kanë në dispozicion. Me një sasi minimale dylli prodhojnë një huall të lehtë por të qëndrueshëm dhe ruajnë një sasi maksimale mjalti në çdo formë. Nuk është çudi që hualli përshkruhet si «kryevepër arkitekturore».

Sot shkencëtarët imitojnë huallin e bletës që të krijojnë struktura edhe të qëndrueshme, edhe që e shfrytëzojnë mirë hapësirën. Për shembull, inxhinierët aeronautikë përdorin panele sipas modelit të huallit për të ndërtuar aeroplanë më të fortë e më të lehtë e kështu të konsumojnë më pak karburant.

Si mendon? A erdhi me evolucion struktura e jashtëzakonshme e huallit të mjaltit? Apo është projektuar?