Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Zemërbutët do të trashëgojnë tokën»

«Zemërbutët do të trashëgojnë tokën»

Shumë prej nesh kanë parë se si shtrembërohet drejtësia dhe si i shtypin të ligjtë njerëzit e mirë dhe të pafajshëm. A do të vijë ndonjëherë dita kur të mos ekzistojnë më padrejtësia dhe ligësia?

Përgjigjen, bashkë me drejtimin se ç’duhet të bëjmë, e gjejmë në Bibël te Psalmi 37. Shiko si u përgjigjet këtyre pyetjeve të rëndësishme.

  • Si duhet të reagojmë ndaj atyre që na shtypin?​—Vargjet 1, 2.

  • Çfarë do të ndodhë me njerëzit e ligj?​—Vargu 10.

  • Ç’e ardhme i pret të drejtët?​—Vargjet 1129.

  • Çfarë duhet të bëjmë që tani?​—Vargu 34.

Fjalët e frymëzuara të Psalmit 37 tregojnë qartë se ata që ‘shpresojnë te Jehovai dhe ndjekin udhët e tij’, i pret një e ardhme e shkëlqyer. Me shumë kënaqësi, Dëshmitarët e Jehovait janë gati të të ndihmojnë të studiosh Biblën dhe të mësosh se ç’mund të bësh që kjo e ardhme të bëhet realitet për ty dhe për njerëzit që ke për zemër.